Që nga fillimi i operacioneve serbe në Mars të këtij viti, nga Kosova deri më tani janë larguar së paku 144 mijë e 500 shqiptarë. Sipas statistikave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Europian, numri më i madh i shqiptarëve të larguar nga Kosova është vendosur në Malin e Zi, Shqipëri, Maqedoni, Bosnje-Herzegovinë, Gjermani, Zvicër, Austri si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëndra për Informim e Kosovës informon se trupat e ushtrisë jugosllave janë parë në 3 Nëntor të vendosur në Manastirin e Deçanit, ndërsa janë vënë re gjithashtu dhe aktivitete ushtarake në zonat përreth. Përsa i përket çeshtjes së formimit të qeverisë së Kosovës, është cilësuar si çeshtje shumë urgjente sipas kryeministrit Bujar Bukoshi. Formimi i qeverisë së Kosovës do të ishte dhe testi i pjekurisë do të shtonte ai. SHBA akuzon Jugosllavinë se nuk po i përmbush detyrimet që ka marrë përsipër, të lejojë hetuesit e krimeve të luftës në Kosovë.

Pamje Kosovë ushtarë duke luftuar, shtëpi të djegura, refugjatët kosovarë./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti