Në Kosovë vazhdon ofensiva Serbe. Fshatra të shumtë vazhdojnë të digjen dhe të braktisen nga banorët. Numërohen rreth 10 mijë persona të dëbuar nga bombardimet në fshatrat e Podujevës dhe Mitrovicës. Lideri i shqiptarëve të Kosovës Ibrahim Rugova i quan tragjike ngjarjet e 14 shtatorit në Shqipëri të provokuara nga një konflikt mes Opozitës dhe pushtetit. Sipas Rugovës një Shqipëri e qëndrueshme mund të kontribuojë më shumë ndaj çeshtjes së Kosovës dhe stabilitetit të Ballkanit.

Pamje luftime në Kosovë, pamje refugjatësh. Presidenti Ibrahim Rugova./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori