Dihet tashmë që një ndër pasionet më të mëdha të gazetarit Blendi Fevziu janë udhëtimet. Kohët e fundit gazetari ka vizituar tre destinacione mjaft interesante, të cilat nuk i kishte vizituar më parë.

Sot i ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, Fevziu foli për udhëtimin në Korenë e Jugut dhe vizitën në kufi me vendin më të izoluar në botë, Korenë e Veriut. Fevziu tha se kufiri mes këtyre dy vendeve është ndër më të rrezikshmit dhe i rrethuar me tela me gjemba.

https://youtu.be/jEbnNP7W15c?t=13m8s

“Vendet e fundit ku kam udhëtuar kanë qenë Koreja, Mongolia dhe Algjeria. Nuk kisha qenë në asnjë nga këto vende më parë. Koreja është një vend shumë interesant, është i ndarë mes Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut. Në Korenë e Veriut është e pamundur të shkosh. Kam bërë përpjekje me tre kompani, por kam marrë përgjigje negative sepse jam gazetar. Unë kam filmuar Korenë e Veriut nga Koreja e Jugut. Koreja e Jugut është vend shumë i zhvilluar, ndërsa Koreja e Veriut është një nga vendet më të prapambetura.

Kufiri mes dy Koreve është ndër më të rrezikshmit në botë, ishte me tela me gjemba. Këto dy vende janë ndarë në vitin 1953-1954 dhe që atëherë mes Jugut dhe Veriut nuk kanë më asnjë lidhje. Të gjithë ata që takoje atje kishin të paktën një njeri në Korenë e Veriut për të cilin nuk dinin asgjë dhe kishin frikë t’iu shkruanin. Unë shkova në një pjesë ku bëhej një tur më i veçantë, në pjesën ku Kim Yong Un dhe Mun kaluan betonin. Ajo që ishte më interesante është se na morën celularët, aparatët dhe çfarë kishim. Kur i pyeta se përse na i morën celularët na thanë se i marrin sepse nga Koreja e Veriut qëllohej me snajper sepse pretendohet që filmohen gjëra të cilat nuk duhen filmuar. Edhe pse ata thanë që kjo gjë nuk ndodh më prej vitesh, sërish i merrnin celularët si masë sigurie.

Një moment tjetër ishte kur të vendosnin tek dylbitë dhe t’i mund të shihje Korenë e Veriut. Kur është firmosur paqja mes dy Koreve janë ndërtuar tre barake në vijën e kufirit ku edhe mbi tavolinë kalon kufiri. Është një pamje e rrallë. Nuk kishte asnjë mundësi që të futeshe aty. Për momentin Koreja e Veriut është vendi më i izoluar i botës dhe tmerri është që është vetëm 50 kilometra nga Seuli, që është një qytet modern dhe shumë i zhvilluar. Jeta në Korenë e Veriut ka ngrirë në vitet 50-të”

, tregoi Fevziu.

/tvklan.al