Valbona Selimllari


Si i dënon fëmijët? Valbona Selimllari fton të bijën të përgjigjet

E ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, Valbona Selimllari pyetet nga Dardi se si është ajo si nënë dhe a i dënon ajo fëmijët e saj kur bëjnë gabime. Për t’iu përgjigjur pyetjes, Valbona thërret vajzën e saj Vivien, e cila rrëfen se dënohet shpesh dhe dënimi që merr është të mos përdorë kompjuterin për një javë, por dënimi nuk zgjat shumë. Mes të qeshurave Valbona thotë se mesa duket të gjitha mamatë dënojnë njësoj, ato kanë të njëjtën mendje.

Dardi: O Valbona, unë kur bëj gabime mami më thotë një javë nuk ka asnjë çokollatë. Po ti fëmijëve të tu kur bëjnë gabime çfarë dënimi i jep.

Valbona Selimllari: Shiko Vivien është këtu në rresht të parë, e pyesim Vivien?  

Alketa Vejsiu: Vivien ka qenë këtu te “Piter Pani”, por është rritur. Mirë se ke ardhur prapë moj Vivien, por ti je rritur je bërë gocë e madhe.

Valbona Selimllari: E di çfarë pyetje po më bënte? Po më thoshte nëse ju bëni gabime, a ju dënoj? Ju dënoj Vivien apo nuk ju dënoj? 

Vivien: Po ndodh shumë herë.

Valbona Selimllari: Pa na e thuaj pak si ju dënoj?

Vivien: Mua mami më thotë gjithmonë që nuk ka kompjuter për një javë, por unë ja mbush mendjen dhe ajo më lë të luaj prapë.

Valbona Selimllari: A jam në një mendje me mamin tënd? Më duket se të gjitha mamatë kanë një mendje./tvklan.al

Samir Mane

Samir Mane: Kënaqësia më e madhe, shërbimi për një jetë më të mirë të qytetarëve

Samir Mane është padyshim një ndër biznesmenët më të suksesshëm në Shqipëri. I ftuar mbrëmjen e kësaj të hëne në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan 5”, në ekranin e Televizionit Klan, ai tha se kënaqësia më e madhe që ka janë komentet që merr nga njerëzit për veprat që ka ndërtuar, në shërbim të komuniteteve e të një jete më të mirë të qytetarëve.

Alketa Vejsiu: Përtej biznesit cila është ëndrra më e madhe juaj, ambicia profesionale që keni, diçka që keni shumë dëshirë ta bëni pas gjithë kësaj rritjeje dhe fuqizimi financiar të kompanive që drejtoni?

Samir Mane: Kur njerëzit arrijnë në këtë stad që unë kam, padyshim është krijimi i vlerave për komunitetet që jetojnë. Padyshim qendra të tilla si TEG, QTU apo Green Coast apo gjërat të tjera që ne prodhojmë, kënaqësi më të madhe që marr prej tyre, janë komentet që marr nga njerëzit për ato që kam ndërtuar vetë në shërbim të komuniteteve, në shërbim të një jetë më të mirë të qytetarëve, kjo është ajo kënaqësi që marr më shumë se çdo kënaqësi tjetër./tvklan.al

Biznesmeni Samir Mane tregon një nga dëshirat që ka

Samir Mane i është përgjigjur sot pyetjeve kureshtare të fëmijëve të emisionit “Në kurthin e Piter Pan”. Ai tregon kënaqësinë që ka ndier kur me paratë e para që ka fituar u ka bërë dhuratë prindërve dhe i këshillon të bëjnë të njëjtën gjë kur ata të rriten.

Më pas Stefi e pyet se cila do të ishin tre dëshirat që do donte t’i plotësoheshin, Samir Mane zgjedh të tregojë vetëm një, atë për të pasur disa kile më pak.

https://youtube.com/watch?v=-AuW85EVZpQ%3Ffeature%3Doembed

Stefi: Unë jam kurioz të di, po të kishe llambën e Aladinit, cilat do të ishin ato tre dëshirat që do të dojë të plotësoheshin?

Samir Mane: Tre dëshira vetëm? Unë po të them një dhe dy dëshira po ti lë ty që ti thuash për mua, ose për veten. Në fakt do të doja të isha pak më i dobët. Kjo është një nga dëshirat që kam dhe me llambën e Aladinit mund ta kisha bërë. Kurse dy dëshirat e tjera po ti lë ty ti thuash.

Stefi: Unë doja që të kishe një biznes të madh dhe të ndihmoje familjet e varfra.

Samir Mane: Bravo! Për të parën, që të jem një biznesmen i madh, besoj që jam, ndërsa për të dytën, të  ndihmojë familjet në nevojë, pa dyshim që e bëj. Bëj vazhdimisht, në mënyrë  të përditshme, kudo që kam mundësi për të ndihmuar njerëzit në nevojë dhe sidomos fëmijët.

Stefi: Unë jam kurioz të di, po të ishe kaq i vogël sa jam unë sot, ti çfarë do të doje që të bëheshe?

Samir Mane: Po të isha si ty, do të doja të shkoja në një park, të bëhesha “zhul” me baltë, të luaja gjithë ditën aty, të shkoja në shtëpi dhe të mos më shante mami. Dikur kur ishim ne të vegjël, mami na shante se një palë rroba kishim, po të bëheshin ato pis s’kishim të tjera, kështu që kjo do të ishte një nga dëshirat e mia po të isha sa ty./tvklan.al


Samir Mane flet për bashkëshorten dhe 4 fëmijët

Samir Mane nuk është vetëm një biznesmen i suksesshëm. Përtej kostumit të biznesmenit ai është bashkëshort i dedikuar dhe një baba shembullor i katër fëmijëve.

Këtë të hënë, Samir Mane u rikthye për herë të dytë në programin “Në Kurthin e Piter Pan”, si i ftuari special i puntatës së fundit të këtij programi kaq të dashur për publikun.

“E pranova me kënaqësi ftesën dhe jam shumë i lumtur që jam prapë me ju”, tha Mane i cili me fëmijët ndau momente nga jeta e tij.

Fëmijët e “Piter Pan” kërkuan të dinin prej biznesmenit për binjakët e tij, por edhe për bashkëshorten.

Priami: Unë këtu te “Piter Pani” jam njohur me një gocë, po ti ku je njohur me gruan tënde?

Samir Mane: Je njohur me një gocë? A mund t’ia thuash emrin?

Priami: Të vij ta them te veshi se s’mund ta them këtu.

Samir Mane: E kemi sekret.

Alketa Vejsiu: Vetëm unë e populli.

Samir Mane: Jam shumë i kënaqur për zgjedhjen tënde. Unë nuk e kam njohur gruan në moshën tënde, e kam njohur kur kam qenë më i madh, e kam njohur në Vjenë të Austrisë, aty jemi njohur bashkë. Kështu që përgjigjia është në Vjenë para shumë vitesh. Por ndërkohë sekretin që më the mua mbaje.

Alketa Vejsiu: Sa vite keni bashkë?

Samir Mane: 30 vjet.

Alketa Vejsiu: 30 vjet sukses, 30 vjet martesë e suksesshme. Kjo po që është një arritje shumë e mirë!

Sa i përket fëmijëve, Mane thotë se të kesh 4 fëmijë është shumë bukur.

Roani: Ti ke dy binjakët si ne të dy… Mami thotë i ngjajmë asaj, babai thotë i ngjajmë atij, po ty nga binjakët kush të ngjan më shumë?

Samir Mane: Unë mendoj që më ngjajnë të dy. Kur vjen puna tek binjakët jemi njësoj, edhe unë edhe babi yt. Unë mendoj gjithmonë se më ngjajnë mua që të dy, mami vet mendon se i ngjajnë asaj. Po le të gjejmë një balancë. Goca më ngjan mua, çuni i ngjan mamit.

Alketa Vejsiu: Si është të rrisësh 4 fëmijë?

Samir Mane: Është padyshim shumë bukur, sidomos kur ka një diferencë kaq të madhe moshe siç kanë fëmijët e mi, sepse njëri ikën në shkollë, tjetri vjen nga shkolla, gjithmonë ka njerëz në shtëpi që mund të jetosh me kalamajtë dhe mund t’i gëzosh ata. Kështu që jam shumë i kënaqur.

Alketa Vejsiu: 4 fëmijë, të 4 të suksesshëm. Do vazhdoni të punoni për ndonjë fëmijë të 5, si e keni planin?

Samir Mane: Besoj që e kemi mbyllur, po me kënaqësi do ishte, po besoj që e kemi mbyllur.

Alketa Vejsiu: Do prisni nipërit dhe mbesat tani apo jo?

Samir Mane: Natyrisht./tvklan.al