#NëKurthinePiterPan | Talent-show me fëmijët “me të zgjuar”, gazetarët e të ardhmes dhe të ftuar speciale VIP. Një format “i ngrohtë”, i këndshëm, me shumë batuta humori, me fëmijë talente që nuk i keni parë kurrë më parë në TV shqiptare! Një gjë është e sigurtë: Ata nuk janë të turpshëm!

Një format nga #VeraGrabocka & #AlketaVejsiu çdo të premte 21:00 në #TvKlan.

Afrona Dikës i nxjerrin videon e dasmës me ish-bashkëshortin: Moment i bukur, do e mbaj kujtim. Jeta vazhdon

Afrona Dika ishte e ftuara e radhës në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”. Ajo ka folur ekluzivisht si rrallëherë mbi jetën private.

Një nga momentet më emocionuse të spektaklit ishte kur Afrona iu rikthye momenteve të dasmës, ku e shoqëron babi i saj.

“Ka qenë një moment shumë i bukur.. Ka qenë një pjesë e jetës sime. Është një imazh që nuk fshihet dot. Do e mbaj kujtim… Por, jeta vazhdon.”- tregoi ajo.

Afrona tregon dhuratat më të bukura që i ka bërë partneri

E ftuar në “Kurthin e Poter Pan” në Tv Klan, Afrona Dika është vendosur përballë pyetjeve të fëmijëve të vegjël.

Joeli: Kush është dhurata më e bukur që ke marë nga një djalë?

Afrona: Dhurata më e bukur ka qënë vëmendja , përqafimet dhe vlerësimet që marr.

E pyetur nga Alketa Vejsiu se kush ja ka bërë këto dhurata, Afrona shprehet që i merr nga partneri i saj.

“Nuk e kisha më partnerin afër”, Afrona Dika: Tani e kam afër dashurinë, jetoj me të dhe jam Hënë e plotë

Influencuesja Afrona Dika mendon se lidhjet në distancë nuk funksionojnë për një kohë të gjatë pasi thotë se nuk e ke partnerin afër në çdo moment për të mbështetur dhe për të dhuruar dashuri, ku merr si shembull ish-lidhjen e saj të dashurisë.

E ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, Dika thotë se tanimë është e lumtur, jeton me dashurinë e saj dhe tregon se tani është “Hënë e Plotë”.

Afrona Dika: Dashuria zvogëlohet, larg syrit, larg zemrës thonë. Mendoj se një lidhje në distancë mund të shkojë vetëm për një kohë të shkurtër, jo për një kohë të gjatë sepse ti nuk e ke atë personin pranë që duhet ta kesh në çdo aspekt të jetës, kur je mirë e kur je keq, ajo është e nevojshme. Secili prej nesh, sidomos ne femrat që jemi pak të ndjeshme dhe pak delikate si natyrë, na duhet një mashkull afër që ne na mbështet, na përkrah, në të gjitha aspektet e jetës dhe këtë nuk e kisha më, prandaj erdhi deri këtu ku jam tani. Tani e kam afër dashurinë, jetoj me të dhe jam Hënë e plotë.

Afrona Dika: Kam fryrë pak buzët

Bukuroshja e showbizit shqiptar, Afrona Dika, pranon se ka bërë ndërhyrje estetike në pjesën e buzëve.

Këtë deklaratë e ka bërë në spektaklin Në Kurthin e Piter Pan në Tv Klan.

Afrona Dika jeton prej vitesh në Zvicër ku ka edhe një klinikë estetike.

Ashton: Ty doktorët të kanë bërë kaq të bukur?

Afrona Dika: Doktori jo, por mami dhe babi. Dhe normalisht që pak i kam fryrë buzët, partnerja ime doktoresha, ortake. Ajo m’i ka bërë buzët.

Afrona Dika: Përse i kam fshirë fotot me ish-bashkëshortin

Afrona Dika zbuloi për herë të parë Në Kurthin e Piter Pan në Tv Klan se pas ndarjes me ish-bashkëshortin Blero, tashmë është në një tjetër lidhje me një zviceran, në shtetin ku ajo jeton.

Afrona u pyet nga Alketa përse i fshijnë fotot nga rrjetet sociale dy partnerë pasi divorcohen, kur në fakt kanë kaluar një pjesë të jetës së tyre dhe kanë kujtime së bashku.

Alketa Vejsiu: Ti ke rigjetur dashurinë, ke rifilluar jetën në Zvicër. Një pyetje që në media është komentuar shumë, pse i fshijnë dy njerëz kur ndahen, fotot dhe gjurmët e një jete, për shembull nga Instagrami, rrjetet sociale dhe pse e keni bërë ju të dy këtë?

Afrona Dika: E kemi bërë sepse mua më ka ndihmuar në këtë proces, kam patur nevojë t’i fshij fotot që të ma lehtësojë atë proces. Nuk domethënë që i kam fshirë kujtimet e bukura, ato gjithmonë do ngelin, por thjesht ka qenë një ndihmë me mua që ta mbaroj e të shikoj përpara dhe jo më pas. Kjo ka qenë arsyeja, ka ndihmuar dhe tani jam shumë mirë, ndihem shumë mirë.

Afrona Dika bën publike lidhjen e re të dashurisë me partnerin zvicerian

Influencuesja Afrona Dika ka bërë të ditur se është në një lidhje dashurie me një zvicerian. E pyetur “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan se kush gatuan për të, Afrona Dika ka përmendur edhe partnerin e saj.

Afrona Dika: Unë di të gatuaj, por nuk jam kuzhiniere shumë e mirë, por më shumë e shijoj ushqimin nga dikush tjetër.

Alketa Vejsiu: Kush gatuan për ty?

Afrona Dika: Të gjithë njerëzit, mami…

Alketa Vejsiu: A gatuan partneri yt?

Afrona Dika: Po, gatuan edhe ai.

Alketa Vejsiu: Zviceriani gatuan domethënë ë?

Afrona Dika: Gatuan shumë mirë.

Alketa Vejsiu: Burrë me 5 yje.

/tvklan.al