#NëKurthinePiterPan | Talent-show me fëmijët “me të zgjuar”, gazetarët e të ardhmes dhe të ftuar speciale VIP. Një format “i ngrohtë”, i këndshëm, me shumë batuta humori, me fëmijë talente që nuk i keni parë kurrë më parë në TV shqiptare! Një gjë është e sigurtë: Ata nuk janë të turpshëm! Një format nga #VeraGrabocka & #AlketaVejsiu çdo të premte 21:00 në #TvKlan.
Shkurte Fejza
Vajza e katërt në një familje me 9 fëmijë, Shkurte Fejza zbulon kuptimin e emrit të saj
Programi më i dashur i familjes, “Në kurthin e Piter Pan” është rikthyer në sezonin e tetë në ekranin e Tv Klan. 10 gazetarët e vegjël: Debora, Dior, Edel, Maidah, Ajla, Etjen, Amaris, Atlant Paris, Noara dhe Rajan nisin rrugëtimin e tyre në botën e televizionit.
Mbrëmja e parë e spektaklit nis me një të ftuar që ka mbi 50 vite në skenë. Zërin e saj e dëgjojmë shpesh përmes këngës “Mora fjalë” në ndeshjet e Kombëtares. Shkurte Fejza është e para që ulet në karrigen ‘e nxehtë’ ku e presin pyetjen pikante.
Atlant Paris: Pse të kanë vënë emrin Shkurte?
Shkurte Fejza: Emrin tim ma kanë vënë emrin Shkurte sepse unë jam vajza e katërt e familjes. Ma kanë vënë emrin Shkurte që të shkurtohet lindja e vajzave, të përfundojë seria e vajzave. Kjo ndodhi ashtu, funksionoi. Pas meje lindën dy vëllezërit e mi, Gëzimi dhe Idrizi.
Alketa Vejsiu: Ti ishe e pesta, ata ishin 6 dhe 7?
Shkurte Fejza: Unë jam e katërta, ata ishin 5 dhe 6.
Alketa Vejsiu: Pastaj u bëtë 7, 8 dhe 9. Epo çfarë donin ata pasi bënë dy djem, të shtonin vajzat apo të shtonin djemtë?
Shkurte Fejza: Jo, të shtonin djemtë.
Alketa Vejsiu: Por gocat fituan!
Shkurte Fejza tregon se është lindur në një fshat të Kosovës. Ajo vjen nga një familje e madhe me 9 fëmijë ku s’ka munguar kurrë dashuria.
Shumë nuk e dinë, por këtë këngë e ka kënduar Shkurte Fejza e para!
Shkurte Fejza ka gjysmë shekulli në skenë dhe ka sjellë gjithnjë këngët më të dashura patriotike. Tekstet e tyre i dimë përmendësh dhe i këndojmë të gjithë me zemër, por ndoshta një prej tyre është më e dashura. Njëkohësisht, mund të jetë kënga që shumë njerëz nuk e dinë që versioni origjinal është kënduar nga Shkurte Fejza.
Por gazetarëve të vegjël “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan nuk u shpëton asgjë. Ata i kërkojnë këngëtares që ta interpretojë një pjesë të “Xhamadanit vija-vija” për ta dhe sigurisht që ajo s’ua plotëson dëshirën. Shkurte Fejza kujton edhe herën e parë kur e këndoi këtë këngë.
Shkurte Fejza: Ka qenë hera ime e parë e imja që kam ardhur në Shqipëri dhe kam dashur ta shënoj ardhjen time për herë të parë me këngën time “Xhamadani vija-vija, është Kosova, është Shqipnia”.
Alketa Vejsiu: E mban mend ku e ke kënduar?
Shkurte Fejza: Po, për herë të parë e kam kënduar te znj. Vera Grabocka, te “12 në Hollywood”. Aty është bërë premiera e saj.
Dijonis Biba
“TikTok s’duhet të mbyllet”, Dijonis Biba tregon çfarë bën një fenomen si ai pa rrjetin social
“Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan ‘ra’ Dijonis Biba, TikTok-eri i famshëm dhe fituesi i një ‘reality show’. Tashmë siç dihet, rrjeti social nuk është më në funksion në Shqipëri për një vit. Natyrshëm, gazetarëve të vegjël iu lindi pyetja: çfarë bën një fenomen i TikTok-ut pa TikTok? Ndër të tjera, Dijonisi tha se është e nevojshme që platforma të ketë filtra, për të shmangur edhe bullizimin.
Maidah: Tani që është mbyllur TikTok-u, çfarë pune do të bësh?
Dijonis Biba: Nuk është se kam punuar me TikTok tërë jetën, por nuk mendoj që duhet të mbyllet por mendoj që duhet të vendosen filtra dhe të marrin masa të rrepta për njerëzit që përcjellin negativitet në TikTok.
Alketa Vejsiu: Po ata që punojnë me TikTok dhe kanë ndërtuar një jetë, një mirëqenie dhe të ardhura?
Dijonis Biba: Prandaj po them që nuk është e duhura që të mbyllet. Më e mira është të vendosen filtra dhe të merren masa për njerëzit që abuzojnë.
Alketa Vejsiu: Ti çfarë ke thënë për Instagram-in dhe TikTok-un me botën virtuale që të ndjek, me gjithë atë komunitet njerëzish, çfarë ke dashur të thuash, të komunikosh?
Dijonis Biba: Unë më shumë e kam përdorur për batuta, për gallata, gjithmonë kam qëndruar brenda kornizave asnjëherë nuk kam dalë që të bullizoj apo të ofendoj.
Alketa Vejsiu: Po ty të kanë bullizuar, të kanë mërzitur atje?
Dijonis Biba: Bullizime ka kudo.
Alketa Vejsiu: Mërzitesh ti apo s’e vret mendjen fare?
Dijonis Biba: Nuk mërzitem aspak. Në fillim e kam pasur pak problem, tani fare.
Ka 600 mijë ndjekës në Instagram, Dijonis Biba bën “follow” e parë nga “Në kurthin e Piter Pan”
TikTok tashmë është mbyllur, por Dijonis Biba vijon të jetë aktivnë rrjetet sociale. Aty ai numëron me mijëra ndjekës, por çuditërisht nuk ndjek asnjë. Gazetarët e vegjël të “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan nuk e lanë të ikte pa ia bërë këtë pyetje pikante që të mësonin arsyen.
Ky moment shërbeu edhe për të shënuar një ndryshim pasi Dijonisi vendosi që personi i parë që ndjek të jetë Alketa Vejsiu.
Dior: Ti kaq kurnac je si gjirokastrit që të ndjekin 600 mijë vetë dhe ti nuk ndjek asnjë?
Dijonis Biba: Në fakt nuk ka lidhje,thjesht kështu kam zgjedhur unë që ta përdor Instagram-in për të shprehur një mendim timin apo për të postuar diçka timen, por nga sot do të vazhdoj të të ndjek, ia nisim, të të ndjek ty Alketa të parën.
Alketa Vejsiu: Ua, vetëm mua? Nga 600 mijë mua do më ndjeekësh?
Dijonis Biba: Vetëm ty do të të ndjek.
Alketa Vejsiu: Ua po unë jam shumë e privilegjuar që të më ndjekësh vetëm mua.
Dijonis Biba: Vetëm ty.
Alketa Vejsiu: Ua, më bëri ‘follow’! Nga 600 mijë vetë ti ndjek vetëm Alketën?
Dijonis Biba: Vetëm ty.
Alketa Vejsiu: Mos e hiq pas 24 orësh se do të thonë sa bëri ‘show’ dhe e hoqi Alketën.
Dijonis Biba: Larg qoftë!
Dijonis Biba: Kam 3 diploma si kuzhinier por nuk i kam gatuar kurrë asnjë vajze
TikToker-i Dijonis Biba, i ftuar në emisioni “Piter Pan” në Tv Klan, ka dhënë disa detaje nga jeta e tij e përditshme, që ndoshta nuk do ja mund t’ja dëgjonim çdo ditë nga videot e tij në platformën “TikTok”.
I vënë përballë “presionit” të gazetarëve të vegjël të Piter Pan, i pyetur nga Rajan nëse di të gatuajë, Biba është shprehur se ka 3 diploma lidhur me kuzhinën, çka do e bënin një kuzhinier shumë të aftë e ndoshta të mirënjohur në këtë profesion, por deklaroi se nuk i kanë shërbyer pasi nuk i pëlqen të gatuajë.
Më pas, i pyetur për ushqimin e tij të preferuar, Dijonis Biba tha se është sultjashi, por tregoi recetën e ‘veçantë’ që ai e gatuan këtë ushqim. Në vend të sheqerit ai tha se përdor kripën, pasi dhe zona e prejardhjes së tij e gatuan në këtë mënyrë.
Moderatorja e emisionit, Alketa Vejsiu, nuk la pa e ngacmuar Bibën nga ana romantike, me shpresën se ai mund të jepte një përgjigje pozitive e të ngrohtë. I pyetur nëse ai ka gatuar ndonjëherë për ndonjë vajzë, Biba deklaroi se nuk e ka bërë asnjëherë këtë gjë. Madje u shpreh se a nuk i gatuan vetes së tij, jo më dikujt tjetër, duke iu referuar kështu faktit që gatimi nuk është pasioni më i madh i tij siç u shpreh më parë.
Rajan: A di të gatuash?
Biba: Di të gatuaj sepse kam mbaruar shkollën në Francë. Kam 3 diploma kuzhine, pavarësisht se nuk e kam thënë ndonjëherë, por që jam i diplomuar për kuzhinë.
Vejsiu: O Dionis, pse nuk hape ndonjë restorant me gjithë këta fansa që ke, do kishe bërë namin aty, do ishe best seller.
Biba: E vërtetë, por nuk e kam praktikuar, sepse nuk e kam gjetur veten aty. Nuk është fusha ime, pavarësisht se unë e kam bërë, por që nuk e gjej dot veten në kuzhinë. Më dhemb koka.
Rajan: Cila është pjata jote e preferuar?
Biba: Ushqimi im i prefruar është sultjashi.
Vejsiu: Di ta bësh ti? Kush ta bën, e bën vetë apo dikush tjetër?
Biba: Vetë e bëj, di ta bëj.
Vejsiu: Aman më dërgo mua një, se e kam shumë qejf.
Biba: Fut ujë në tigan, fut orizin, vlon orizi, mbaron uji, hidhi qumështin… Unë e ha me kripë, disa e hanë me sheqer.
Vejsiu: Mos ja fut kot, ti e bëke supë.
Biba: Nuk e di, nga zonat tona e hanë me kripë. Disa e hanë me sheqer. Mua nuk më pëlqen me sheqer.
Ajla: Meqe ke mbaruar shkollën e gatimit, a ke gatuar ndonjëherë për ndonjë vajzë?
Biba: Kurrë në jetë.
Vejsiu: Turp të të vijë.
Biba: Faleminderit.
Vejsiu: Të jesh shef e të presësh nga vajza të të gatuajë…
Biba: Për Zotin, unë nuk gatuaj për veten time, do gatuaj për atë.
“Një pikë loti rrodhi nga sytë e saj”, mes lotësh Dijonis Biba flet për takimin e fundit me nënën
Dijonis Biba ka bërë një rrëfim të sinqertë mbi jetën e tij.
I ftuar këtë mbrëmje në “Kurthin e Piter Pan”, Dijonis tregon se si është larguar që në moshën 15-vjeçare në emigrimim dhe e vetmja e arsye që e kthye në Shqipëri ishte largimi i nënës së tij nga kjo botë.
Ai tregon mes lotësh takimin e fundit me nënën e tij para se ajo të ndërronte jetë. E ndodhur në gjendje kome në spital, i vetmi reagim për të ishte një pikë loti nga sytë e saj kur ai i shtrëngoi dorën.
Dijonis po ashtu tha se pengu ma i madh është largimi i tij nga Shqipëria dhe largësia nga nëna e tij.
Alketa Vejsiu: Sa vite ke jetuar larg Shqipërisë?
Dijonis Biba: Kam jetuar disa vite me thënë të drejtën, jam larguar nga Mokra në moshën 15 vjeçare, jam larguar drejt Francës, kam jetuar disa vite atje dhe pastaj kalova direkt në Angli, domethënë pa ardhur fare në Shqipëri, direkt në Angli, jetova edhe disa vite andej dhe pastaj u ktheva.
Alketa Vejsiu: Pse u ktheve në Shqipër?
Dijonis Biba: U ktheva sepse fatkeqësisht ndërroi jetë mami, dhe nuk kisha, kurrsesi, të mos të vija t’i jepja lamtumirën e fundit. Kjo ishte arsyeja që unë erdha në Shqipëri dhe nuk kemi çfarë të bëjmë, jeta vazhdon.
Alketa Vejsiu: Si ka qenë momenti i fundit me të? Të ka lënë ndonjë këshillë, amanet, çfarë kujton prej saj?
Dijonis Biba: Në fakt, para se të vija, ajo ishte në koma. Kur erdha në Shqipëri ajo ishte akoma në koma dhe kur iu afrova afër, i shtrëngova dorën. I thash që ‘kam ardhur këtu mam’. Doktori më tha që ajo nuk i dëgjon këto fjalë, por kur unë i thash këto fjalë ajo nxori një pikë loti dhe unë e kuptova që ajo është aty.
Alketa Vejsiu: Cila është këshilla më e vyer që të kanë lënë nëna dhe e mban vëth në vesh?
Dijonis Biba: Që gjithmonë më ka mbetur vëth në vesh është që “mos na sill probleme në shtëpi”
Alketa Vejsiu: Ti ke dalë në punë që herët apo jo?
Dijonis Biba: Kam dalë që i vogël dhe nëse do më pyesje pengesa që ty të ka mbet në jetë, është që unë jam larguar nga Shqipëria që i vogël. Dhe jam penduar shumë që jam larguar nga Shqipëia sepse është dashur që të rri dhe pak të shpenzojë kohë me familjen time dhe kur e mendoj që sa kohë pa takuar mamin tim, pa qendruar me mamin tim them… nuk është vetëm dhimbja që të vret është dhe inati që unë i kam ndenjeur larg mamit, ndërkohë që unë mund të kisha mundësi që të vija.
/tvklan.al