#NëKurthinePiterPan | Talent-show me fëmijët “me të zgjuar”, gazetarët e të ardhmes dhe të ftuar speciale VIP. Një format “i ngrohtë”, i këndshëm, me shumë batuta humori, me fëmijë talente që nuk i keni parë kurrë më parë në TV shqiptare! Një gjë është e sigurtë: Ata nuk janë të turpshëm! Një format nga #VeraGrabocka & #AlketaVejsiu çdo të premte 21:00 në #TvKlan.

Edlira Sulaj

Traditat flasin përmes qëndisjeve të saj! Artizania shqiptare që veshi gruan e Emmanuel Macron

Edlira Sula është një grua, e cila i ka kushtuar jetën ruajtjes së traditave dhe vlerave shqiptare, që lidhen me veshjet. Duke studiuar të gjitha trevat shqipfolëse, artizania gjirokastrite përsos vlerat tona shqiptare.

Karriera e saj është e shkruar padiskutim me fije shumëngjyrëshe të qëndisjeve. Me një kontribut të jashtëzakonshëm, ajo ka promovuar vlerat shqiptare brenda dhe jashtë kufijve shqiptarë.

Gjatë karrierës së saj, Edlira Sula ka krijuar  veshje për shumë të famshëm dh persona publikë, por këtë të premte përkushtimi dhe pasioni i saj iu dedikua kureshtarëve të vegjël të “Në Kurthin e Piter Pan”.

Kontributi dhe puna e Edlira Sulës ishte pjesë edhe e Samitit të Komunitetit Europian që u mbaj sot në Tiranë. Ishte pikërisht Zonja e Parë e Francës, gruaja e Emmanuel Macron zgjodhi që të vishej nga duart e Edlira Sulës.

“Një vend i merituar në këtë spektakël prime-time të Televizionit Klan me këta yje që shkëlqejnë ndryshe sot, duke të të falenderuar për punën që bën, nga xhubletat e veriut e deri tek veshjet e jugut. Shqipëria flet përmes fijeve të qëndisura të punës  tënde. E ke kthyer pasionin për folklorin në një formë të gjallë të artit që shfaqet në skenë, muze, festivale dhe në gardërobat e atyre që duan të ruajnë identitetin. Prezenca juaj sot është frymëzuar në fakt nga një ngjarje me peshë të madhe historike për ne shqiptarët. Të presësh të gjithë liderët e kontinentit është shumë bukur dhe ti ke qenë pjesë e këtij evenimenti po ashtu. Madje Zonja e Parë e Francës, Macron, ka veshur një nga veshjet tuaja jot në një nga evenimentet e axhendës së ditës dhe për këtë iu përgëzoj shumë”, tha Alketa Vejsiu.

Gerta Heta

“S’ka qenë e lehtë…”, kujtimi që përloti Alketa Vejsiun e Gerta Hetën

Është gazetare prej shumë vitesh, me një karrierë të pasur në televizion dhe radio ajo ka arritur të intervistojë dhe të kapë në “grackë” shumë figura publike. Bëhet fjalë pikërisht për gazetaren e njohur Gerta Heta.

Por, mbrëmja e kësaj të premteje për të ishte e veçantë dhe krejt ndryshe! “Në Kurthin e Piter Pan”, në Tv Klan, ishte ajo që iu përgjigj pyetjeve të kureshtarëve të vegjël.

Me moderatoren e programit kanë një histori të gjatë dhe një miqësi të ngushtë. Të dyja shumë të reja dhe me plot ëndrra arritën që të krijonin me shumë vështirësi rrugën e tyre drejt botës së medias e televizionit. E teksa kujtojnë me nostalgji gjithçka kanë kaluar, ishte e pamundur që të mos përloteshin.

Gerta Heta: Më kujtohet në fillim fare kur ti ishte 14 vjeçe  dhe unë isha diku tek 19 vjeçe dhe kur vija atje ti ma shprehje gjithmonë shumë hapur admirimin që kishe për mua. Në fund fare, kur ika unë në Amerikë, jemi përqafuar dhe kemi qarë.

Alketa Vejsiu: E vërtetë!

Gerta Heta: Më solle edhe një tufë me lule.

Alketa Vejsiu: Më vjen edhe tani për të qarë vërtet. Ka kaluar shumë kohë dhe ato janë shumë kohë të bukura, kur i kthehet njeriu me nostalgji, ishin kohë magjike, ishin kohët kur vraponim për t’u bërë diçka në këtë vend. Jam shumë e lumtur që në 28 vite kam privilegjin që të bëj punën që dua.

Gerta Heta: Shumë e vërtetë, je me fat edhe ti edhe unë.

Alketa Vejsiu: E di pse u emocionova?! Sepse nuk ka qenë e lehtë të bëhesh dhe ne u bëmë vetëm. Kemi qenë shumë të lidhura me pasionin dhe ëndrrën, jemi bërë vetë. Shumë kohë të mundimshme kanë qenë atëherë. Ka qenë një kohë shumë e vështirë, kemi qenë shumë të varfër, i kemin krijuar shanset nga asgjëja.

Katerina Trungu

“Të pamë në radio, a do heqësh dorë nga Shije Shtëpie”? Katerina Trungu përgjigjet në Piter Pan

Katerina Trungu është një figurë shumë e njohur dhe mjaft e dashur për publikun shqiptare. Çdo ditë nga e hëna në të premten në orën 09:00-11:00, ajo bën më interesante mëngjeset tona me emisionin e saj “Shije Shtëpie” në Tv Klan.

Gatimet tradicionale, “aroma” e gjyshes, temat edukuese dedikuar shtëpisë, shëndet kujdesit ndaj fëmijëve e shumë të tjerë transformojnë një studio televizive në “një shtëpi të vërtetë me shije”.

Mbrëmjen e kësaj të premteje, Katerina Trungu, që u ka dedikuar me dhjetëra rubrika fëmijëve, bie “në grackën” e Piter Pan. Me pyetjet e tyre sa naive e të çiltra, aq edhe pikante e provokuese kureshtarët e vegjël mundohen që të zbulojnë ato gjëra që shumë figura publike nuk i kanë rrëfyer më parë.

Ishte Ajla e vogël e cila pyeti Katerina Trungun nëse do të hiqte dorë ngë ‘shtëpia me shije’, (Shije Shtëpie), pasi prej kohësh moderatorja prezanton dhe një program mesdite në Klan Radion. Me sinqeritet Trungu u përgjigj se nuk do të hiqte kurrë dorë nga ‘shtëpia me shije’mpër aq kohë sa publiku ishte i kënaqur me emisionin që moderon.

Ajla: Katerina kur isha në radio unë të pashë edhe ty aty, mos po mendon gjë që të heqësh dorë nga “shtëpia me shije”?

Katerina Trungu: Jo nuk heq dot dorë nga shtëpia. Nga “Shije Shtëpie” nuk bëhet fjalë! Për aq kohë sa jemi shumë mirë aty, na do publiku dhe kemi një audiencë shumë të mirë. Se ju na ndiqni, mua më thanë që na ndiqnit me mamatë dhe  gjyshet, kur jeni pushim. Por radio pastaj, është një punë ekstra që bëhet me shumë dashuri gjithashtu. Te Radio Klan unë jam bashkë me Rei Bezhanin, me të cilin prezantojmë së bashku ‘Might Day’ në orën 12:30 në frekuencën 92.9.

/tvklan.al