#NëKurthinePiterPan | Talent-show me fëmijët “me të zgjuar”, gazetarët e të ardhmes dhe të ftuar speciale VIP. Një format “i ngrohtë”, i këndshëm, me shumë batuta humori, me fëmijë talente që nuk i keni parë kurrë më parë në TV shqiptare! Një gjë është e sigurtë: Ata nuk janë të turpshëm! Një format nga #VeraGrabocka & #AlketaVejsiu çdo të premte 21:00 në #TvKlan.

“Vazhdoj të jem e djathtë”, Greta Koçi flet për përfshirjen në politikë: Nuk angazhohem më

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Greta Koçi, kthehet pas në kohë dhe tregon se ka qenë nënkryetare e përgjithshme e Forumit Rinor të PD dhe shton se sërish vazhdon të jetë e djathtë pavarësisht se nuk angazhohet më në politikë.

E ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, artistja Koçi thotë se pavarësisht bindjeve politike, rëndësi ka të fitojë më i miri që të bëjë më të mirën për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Alketa Vejsiu: Sikur u more disa kohë me politikën, apo gaboj?

Greta Koçi: Isha nënkryetare e përgjithshme e Forumit Rinor të PD-së. Sigurisht, unë vazhdoj të jem e djathtë, por nuk angazhohem më. Në bindjet e mia familjare politike, vazhdoj të mbetem e djathtë.

Alketa Vejsiu: Kemi një demokrate të flaktë këtu.

Greta Koçi: Jo, nuk bëjmë fushatë. Të fitojë më i miri. Rëndësi ka të bëjnë më të mirën për Shqipërinë dhe për shqiptarët.

Greta Koçi ka gati këngën e re, zbuloni si titullohet

Greta Koçi do të vijë shumë shpejt me një këngë të re për publikun shqiptar.

E ftuar në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, Greta zbuloi se të dielën do të nxjerrë në treg këngën e re të titulluar “Nuse”.

Greta Koçi: Për ty, për të gjithë kalamajtë, për gjithë publikun që na ndjek, ditën e dielë unë do të lançoj këngën e re që titullohet “Nuse”.

Greta Koçi u rikthye në një intevistë televizive pas 3 vitesh dhe ekskluzivisht Në Kurthin e Piter Pan me Vera Grabockën dhe Alketa Vejsiun në Tv Klan.

Greta Koçi: Nuk jam e bukur as unë as motra ime, më e bukur është…

Këngëtarja Greta Koçi ka rrëfyer në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan momente nga karriera dhe jeta e saj.

Noeli: Greta ti ke kënduar një këngë për motrën, kush është më e bukur ti apo motra jote?”

Greta: Nuk jam më e bukur as unë as motra ime, më e bukur është mbesa ime e vogël 7-muajshe. Kam ndarë disa momente me të në momentin kur lindi dhe një video pas disa muajsh.

A do bëjë binjake? Flet Greta Koçi

Këngëtarja e mirënjohur Greta Koçi është rikthyer në një intervistë televizive pas 3 vitesh.

E ftuar në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, Greta Koçi tha se prej 4 vitesh është e martuar. Por a është gati të bëhet nënë?

Greta u pyet nga binjaket nëse do të donte binjake, këngëtarja nuk e mohon këtë gjë.

“Më duket do bëj binjake unë u pa puna”, tha Greta.

4 vite martesë/ Greta Koçi “hap zemrën”: Bashkëshorti është inxhinier, jam shumë e lumtur

Këngëtarja e mirënjohur, Greta Koçi ka treguar më shumë detaje rreth martesës së saj dhe mashkullit që i ka vjedhur zemrën.

E ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, këngëtarja Greta Koçi ka treguar se bashkëshorti i saj është shqiptar nga veriu i vendit, por ka preferuar që të mos e zbulojë identitetin e tij pasi artistja thotë se do që ta mbajë private familjen duke qenë se partneri i saj nuk i përket botës së showbizit.

Këngëtarja Koçi thotë se ata janë si dy shokë dhe se e mbështesin njëri-tjetrin.

Gerta Koçi: Nuk kam bërë një ceremoni dasme. Duhet të jetë një moment magjik për të gjitha vajzat. Do të doja të bëja diçka ndoshta të ardhmen. Kam dashur gjithmonë që ta mbaj private këtë pjesën e familjes duke qenë se kam një bashkëshort që nuk është VIP dhe nuk i përket botës së showbizit, kam dashur që të jem pak më diskrete, por e kam pranuar që jam martuar dhe tani jam shumë e lumtur dhe shumë e qetë. Rreth 4 vite që jemi martuar, jetojmë në Amsterdam. Bashkëshorti im është inxhinier. Jetojmë në Amsterdam. Koha e tij është e zënë shumë, e imja po ashtu.

Alketa Vejsiu: Është shqiptar apo i huaj?

Greta Koçi: Shqiptar.

Alketa Vejsiu: Ku e gjete dhe ku të gjeti?

Greta Koçi: U gjetëm Alketa. Është nga veriu i Shqipërisë. Unë jam një miks sepse babanë e kam nga Shkodra dhe mamanë nga Berati. Ne jemi si shokë të dy, mbështesim njëri-tjetrin./tvklan.al