Ka nisur këtë të premte spektakli “Në Kurthin e Piter Pan” 2023 në ekranin e televizionit Klan.

Ndryshe nga vitet e kaluara, kësaj radhe programi më i dashur për shqiptarët do të transmetohet çdo ditë të premte.

Një spektakël nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu që ngre siparin sonte me dy të ftuara speciale, Tuna dhe Aurela Hoxha, të cilat do të jenë përballë gazetarëve të së ardhmes, 12 vogëlushëve.

Alketa Vejsiu: Faleminderit shumë të gjithë prindërve, të gjithë atyre që i kanë shoqëruar fëmijët këtu në audicionet e këtij spektakli me dëshirën e madhe jo vetëm që të kënaqin egoizmin e tyre se prindërit nga natyra janë pak egoistë të gjithë, por e dëshirën e mirë dhe shumë të veçantë që televizionit shqiptar t’i sjellin disa figura të reja që do të garantojnë një gazetari cilësore se kjo që bëjmë ne që kemi vite që jemi këtu në ekran dhe s’e lëshojmë për qamet vendin.

Alketa Vejsiu: Është një nga emisionet më të bukura të Klanit. Piter Pan ju jep mundësi fëmijëve të vegjël që të zotërojnë skenën. Ka pasur shumë prurje në Televizionin Klan. Përshëndes familjet që janë impenjuar. Është më mirë të provosh. Ato që erdhën këtu janë fitues. I përshëndesim shumë. Me meritokraci kemi sjellë fëmijë shumë të këndshëm. Jeta është një garë e vazhdueshme. Mos u dorëzoni. Jam shumë e lumtur që sonte do të prezantoj me 11 fëmijët e parë të këtij spektakli.

CILËT JANË 12 VOGËLUSHËT?

Noel N.: Jam 6 vjeç, me origjinë jam nga Mirdita, por kam lindur dhe jetuar në Tiranë. Kur të bëhem 7 vjeç, i kam thënë mamit që të më lindë një motër dhe 1 vëlla. Ndonjëherë më merr babi tek puna, por jo çdo ditë. Mua më pelqen që kur të rritem të behm si babi. Babi im është komandant dhe unë dua të bëhem si ai.

Aria: Në Qershor mbush 6 vjeç. Jam e vetme, nuk kam motër ose vëllezër. Më bën të lumtur të kërcej tek baleti. Jam gjithmonë e para sepse punoj shumë për të. Babi im është arkitekt, rregullon shtëpiat dhe kopshtin tim. Kam dëshirë të vij tek Piter Pan sepse dua të njoh shokë dhe shoqe të reja. Nuk bëj asnjëherë gabime sepse nuk jam bebe.

Arien: Jam 6 vjeç dhe kam lindur në Dhërmi, por jetoj dhe në Tiranë. Për mua, Dhërmiu është vendi më i bukur në botë. Kam 2 motra, njërën që jeton në Gjermani dhe motrën time që jeton këtu me mua. Ajo më ngacmon pak, por prapë se prapë, unë e dua atë. Unë dua të shkoj tek Piter Pani sepse dua të kem shokë dhe të bëhem i famshëm.

Spiro: Jam 5 vjeç dhe shkoj në parashkollor. Unë nuk kam motër apo vëlla, por kam një familje shumë të madhe që më do mua. Kur të rritem, unë dua të bëhem shkencëtar dhe të rikthej kafshët e humbura. Unë i dua shumë kafshët dhe ne duhet t’i mbrojmë dhe t’i shpëtojmë ato.

Ashton: Jam 7 vjeç dhe vij nga Vlora. Jemi 37 nxënës dhe gjejeni pak kush është më i miri… unë. Kam shumë fat që kam vëllezërit e mi. Ne luajmë futboll, luajmë basketboll, luajmë muzikë me piano, me kitarë. Si vlonjat që jam fitoj i pari, dal i pari gjithmonë. Kam një mace që e dua shumë, ka një fytyrë të bukur që më ngjan mua. Lënda që më pëlqen më shumë në shkollë është matematika.

Joriku: Unë kam shumë qejf të dal tek kopshti zoologjik me biçikletë sepse edhe kënaqem me biçikletë, edhe shikoj dinozaurët dhe kafshët e pyllit që nuk i kam shikuar, kafshët e egra dhe të buta i shikoj këtu. Kafsha ime e preferuar është luani sepse ai është mbreti i pyllit dhe i mund të gjithë. Edhe unë jam si luani.

Amaris & Marlis Bregu| Mamaja e binjakeve: Jam shumë e lumtur që vajzat do të jenë pjesë e “Piter Panit”. Të dy vajzat kanë natyrë shumë ekspresive. Amaris është më e ëmbël, më diplomate, është pak më hokatare. Marlis është shumë detajiste dhe nuk i shpëton asgjë. Të rrisësh dy vazja binjake nuk është aspak e lehtë, duke marrë parasysh natyrën e vajzave të mia që janë si një uragan i vërtetë. Besoj se vajzat e mia kanë shumë gjëra për të na treguar.

Noel H.: Unë jam 7 vjeç, jam në klasë të dytë. Kam qejf të bëhem Piter Panist dhe të bëhem i famshëm. Pas mësimit, shkoj tek puna e babit dhe punoj. Unë kur të rritem do të bëhem mekanik dhe do të rregulloj makinat sepse familja ime merret me këtë profesion, edhe gjyshja ime madje. Pasi kthehem nga puna e babit, bëj 5 minuta pushim dhe bëj detyrat. Kur ngjitem në degë molle, jam një zog i lirë. Kur eci në errësirë, jam tigër trim. Makina ime e preferuar është Lambo.

Tea: Kjo është motra ime e madhe, Megi dhe Viki. Mua më pëlqen që të vishem bukur, të sfiloj, të bëhem një modele me emër. Njerëzit që pyes gjithmonë si jam veshur, bukur apo keq janë motrat e mia. Unë dua të hyj në “Kurthin e Piter Panit” sepse dua të tregoj shumë nga vetja ime. Dua të kem shumë shokë dhe shoqe dhe dua të prezantoj veten siç jam. Dëshira ime është të bëj prindërit krenarë, sidomos mamin tim që është heroina ime dhe e dua shumë.

Aleksandër: Jam dhurata speciale e familjes Ciko. Jam 6 vjeç dhe jam tek shkolla Fan Noli. Bota ime është e mbushur me astronomi, lego dhe matematikë. Planeti im i preferuar është Jupiteri sepse është më i madhi nga të gjithë. Unë do të martohem 25 vjeç që të kem të gjithë gjyshërit dhe gjyshet në dasmë dhe të bëj sa më shumë fëmijë.

Fatime: Jam 7 vjeç. Jetoj në një fshat të Durrësit që quhet Fllakë. Më pëlqen shumë bota e televizionit. Më pëlqen të jem këngëtare, kërcimtare dhe make up artiste gjithashtu. Familja ime është shumë e madhe dhe kam një motër dhe një vëlla. Kam dëshirë shumë që të takoj babin tim sepse kam pesë vite pa e parë dhe që më mungon shumë.

Tuna flet për ish-partnerin, Patrisin

Tuna është e ftuara e parë në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan” 2023 në Tv Klan.

Ajo ka folur për partnerin e saj Patrisin pasi është pyetur nga vogëlushët se dy djemtë e këngëtares i ngjajnë më shumë asaj apo babait të tyre.

Tuna: Diani dhe Zeni janë në fakt një miks i imi edhe i Patrisit, do të thoja që ndoshta Diani i ngjan më shumë babit të tij nga ana e shumë tipareve, edhe ndoshta fizikisht, nga shija, preferencat e tij edhe gjithçka dhe Zeni ndoshta është pak më rebel, më çapkën, më këmbëngulës si unë. Po fëmijët janë gjithmonë një miks i vërtetë.

Sa lekë fiton Tuna?

Cilat janë të ardhurat financiare të këngëtares së mirënjohur Tuna? Kjo pyetje direkte i është bërë nga gazetarët e së ardhmes, vogëlushët e “Në Kurthin e Piter Pan” 2023 në Tv Klan.

Tuna nuk ka dhënë një shifër konkrete, por ka thënë se mjaftueshëm për të plotësuar nevojat e saj dhe të fëmijëve për të jetuar.

Korrekte. Ti do bëhesh biznesmene, po i tregon ambiciet që në fillim. Mundohesh të mbash këmbët në tokë, të jesh i kënaqur me mundësitë që të jepen”, tha Tuna.

A ia ka mbajtur dorën Patrisi? Tuna: Meshkujve u bie të fikët

Tuna ka dy djemë me ish-partnerin e saj Patrisin. Ajo është një nënë e lumtur dhe janë të paharrueshme çastet e saj kur ka sjellë në jetë djemtë.

E ftuar në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan”2023 në Tv Klan, ajo është pyetur nga vogëlushët nëse ia ka mbajtur dorën në maternitet Patrisi kur ka lindur djemtë.

“Janë ca gjëra që i bëjnë vetëm mamatë dhe i përballojnë vetëm ato, meshkujt nuk e përballojnë këtë gjë. 99% të rasteve që unë i di meshkujve u bien të fikët në këtë punë. Unë kam qenë kategorike që nuk dua të ma mbajë dorën asnjeri”, tha Tuna.

Tuna: Kur mora diplomën për “Komunikim Masiv” ja dorëzova babait dhe i thashë kjo është për ty, do bëhem këngëtare

Këngëtarja Tuna Sejdiu është diplomuar në Komunikim Masiv në Universitetin New York të Selanikut, e megjithatë ajo zgjodhi rrugën e këngës.

E ftuar në “Kurthin e Piter Pan” 2023, këngëtarja Tuna është shprehur se momentin që ka marrë diplomën, ja ka dorëzuar të atit dhe i ka thënë që pavarësisht fushës së studimit, ajo do të bëhej këngëtare.

Alketa Vejsiu: Tuna, ti ke studiuar në Universitetin New York University Selanik për gazetari. Pse zgjodhje këngën Tuna, ti mund të kishe qenë këngëtare fantastike?

Tuna Sejdiu: Unë vendosa që të bëhem vetëm këngëtare, atë ditë që mora diplomën, besoj që çdo prind ndonjëherë sforcon fëmijët jashtë dëshirës së tyre dhe ne e kemi si një lloj përgjegjësie që t’i bëjmë krenarë. Unë jam diplomuar në Komunikim Masiv në Selanik dhe ditën kur e mora diplomën, në mënyrë ceremoniale ja dorëzova babit tim, i cili shpresoj që më ndjek sonte dhe i thashë se kjo është për ty i dashur sepse unë dua të bëhem këngëtare. Këtë që do të doja ta jepja si këshillë për të gjithë fëmijët që gjithmonë duhet të ndjekin ëndrrat e tyre.

Tuna: Djemtë i kam lindur me prerje cezariane, eksperiencat më të bukura të jetës

Këngëtarja Tuna Sejdiu u vu përballë pyetjeve të fëmijëve në “Kurthin e Piter Pan” 2023 në Tv Klan. Një nga pyetjet ishte dhe se si lindin bebet, e cila e vuri në siklet këngëtaren.

Tuna Sejdiu: Bebet lindin dhe vijnë nga një dashuri mes dy partnerësh dhe pastaj barku fryhet. Në rastin tim, unë u preva 2 herë dhe pastaj bebet trokasin në derë.

Po ashtu këngëtarja ka folur për lindjet e saj, për të cilat ka thënë se i ka eksperiencat më të mira.

Tuna Sejdiu: Eksperienca e parë me Tianin, besoj që jo vetëm në rastin tim, por të shumë mamave që bëhen nëna për herë të parë, kanë qenë stresuese. Unë kam tentuar që ta bëj natyrale dhe ta përjetoj si eksperiencë, megjithatë të dy djemtë i kam lindur me prerje cezariane dhe i kam eksperiencat më të mira. Kisha dhimbje barku, por kjo është një dhimbje që harrohet shumë shpejt sepse vjen në jetë një gjë e bukur, e cila të bën që t’i harrosh që të gjitha.

Do ta bësh një gocë? Përgjigjia epike e Tunës!

Tuna Sejdiu ishte e ftuar këtë të premte në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” 2023 në Tv Klan për një rrëfim eksluziv pas disa kohësh pa dalje televizive.

E pyetur nga fëmijët e kastit, këngëtarja ndau për publikun detaje dhe sekrete të pazbuluara mbi jetën e saj.

Mirëpo, një nga pyetjet që ra më shumë në sy ishte e lidhur pikërisht me jetën e saj personale. Duket se fëmijët ishin kuriozë të dinin nëse Tuna do të dëshiromte që përveç dy djemve, të kishte dhe një vajzë.

Këngëtarja u përgjigj duke thënë se do të kishte shumë dëshirë të kishte një vajzë.

“Kush ka vajza botën ka, janë shërbet për bakllava. Po ti do të doje të kishe një gocë?”

“Do ta mbyll me kaq. Jam shumë e lumtur me çunat e mi. Ndoshta s’është ide e keqe të ndrroj farën. Do të doja shumë të kisha një gocë. Gjithmonë e kam parë veten si  mama çunash por do të doja shume te kisha dhe një vajzë”, u shpreh ajo.

“Nuk më keni dhënë rrogën për reklamat”, Deoni i kërkon lekët Alketës

Deon Gjoni është një nga vogëlushët e edicioneve të kaluara të spektaklit “Në Kurthin e Piter Pan”në Tv Klan. Ai ka ardhur në këtë edicion të ri Në Kurthin e Piter Pan 2023.

Alketa Vejsiu: A je mirë njëherë, si ke qenë me shëndet?

Deoni: Mirë kam qenë.

Alketa Vejsiu: Me neve mirë i ke marrëdhëniet? Je i kënaqur si të kemi trajtuar? Po të thërrasim për herë të tretë në Piter Pan.

Deoni: Po.

Alketa Vejsiu: Ke ndonjë pakënaqësi nga stafi?

Deoni: Po shumë normalisht.

Alketa Vejsiu: Na i thuaj njëherë na i numëro këtu. Na thuaj meraqet më të mëdha që ke.

Deoni: Nuk më ke dhënë rrogën për reklamat për ditët që kam qenë këtu. Ku e kam rrogën?

Alketa Vejsiu: E kemi shfrytëzuar.

Deoni: E vetmja gjë që më keni dhënë është 1-2 kile kremviçe.

Alketa Vejsiu: Me 2 kile kremviçe të paskemi përcjellë ne ty? Ne paskemi qenë kot fare.

Emocionon Tuna: Ergi Dini zë vend shumë të rëndësishëm në eksperiencën time, me atë ngrita trofeun e fitores

Në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” 2023, këngëtarja Tuna Sejdiu është vënë përballë pyetjes së vogëlushit Aleksandër mbi këngëtarin e saj të preferuar në periudhën kur ka qenë juri në “X Factor”.

Artistja Tuna ka deklaruar se do veçonte ato për të cilët ka luftuar dhe që i ka pasur në skuadër, por një prej tyre që zë një vend të rëndësishëm në eksperiencën e artistes është këngëtari i ndjerë, Ergi Dini me të cilin ngritën trofeun e fitores në “X Factor 3”.

Aleksandër: Tuna, cili është këngëtari më i preferuar në “X Factor”?

Tuna Sejdiu: Natyrisht që do t’i veçoja gjatë edicioneve që kam qenë në “X Factor” kanë qenë shumë talente. Unë do të veçoja ato për të cilët kam lobuar dhe luftuar dhe njëri prej tyre që zë vend shumë rëndësishëm në eksperiencën time, është ai me të cilën ngrita trofeun e fitores, Ergi Dini. Më vjen keq shumë që rrugëtimi i tij ishte i shkurtër sepse ai ishte një talent i jashtëzakonshëm.

Alketa Vejsiu: Ergi Dini, në zemrët tona gjithmonë.

Këngëtari i talentuar Ergi Dini, vite më parë humbi jetën në një aksident me motor.

Mesazhi i Tunës për gratë dhe vajzat: Mund të jetoni me princin tuaj, por mund të jeni dhe mama single

Këngëtarja e famshme Tuna Sejdiu ka thyer heshtjen pas një kohe të gjatë pa dalje mediatike.

Mirëpo, të premten në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” 2023 në Tv Klan, këngëtarja ka folur mbi fëmijërinë, jetën dhe karrierën e saj.

Ndër të tjera, Tuna në fund të programit kë dhënë një mesazh të rëndësishëm bazuar në historinë dhe jetën saj për të frymëzuar të gjithë ato që ndodhen në të njejtën situatë.

Ajo i drejtohet të gjithë mamave beqare duke u thënë të mos harrojnë dashurinë për veten e t’i dhurojnë jetës një shans për t’u ridashuruar.

Nesër mund të jeni gjithkund në jetë. Mund të jetoni ëndrrën tuaj me princin e juaj, mund të jeni një mama single, mund të keni 2-3-4 fëmijë. Ajo që është e rëndësishme është që në gjithë këtë paralelisht mund të jeni një supermami, një grua super e fuqishme e cila mund tí bëjë paralelisht të gjitha dhe vetëm duke ndjekur ëndrrën e tyre, duke u kujdesur për vetveten. Kështu që kjo do të ishte mesazhi im”, u shpreh ajo.

Tuna ka pohuar se së shpejti mund të sjellë edhe një album të ri muzikor

“Kur i bëri të 2 fëmijët, nuk e pamë kurrë shtatzënë?”, Përgjigjet Aurela Hoxha

Modelja e njohur Aurela Hoxha përveç një karriere të suksesshme në modeling, është edhe një nënë e përkushtuar e 2 fëmijëve.

E ftuar në “Kurthin e Piter Pan” 2023 në Tv Klan, pyetjen e parë ia bëri moderatorja Alketa Vejsiu, në emër të gjithë ndjekësve të saj: Kur i bëri të 2 fëmijët se nuk e pamë kurrë shtatzënë?

Alketa Vejsiu: Pyetja që kam ndeshur sot në Instagram është: Pyete se kur i bëri 2 fëmijët se nuk e pamë kurrë shtatzënë? Kjo është pyetja e parë për sonte, të lutem përgjigju.

Aurela Hoxha: Të parin e bëra para 1 viti e gjysmë e para 2 muajsh bëra vajzën.

Alketa Vejsiu: Dhe je në super formë. Do na zbulosh një pjesë të të pathënave nga jeta jote, të cilat publiku ka kureshtje t’i dëgjojë.

Aurela Hoxha: Nuk jam stiliste, por kam linjën time të veshjeve

Modelja Aurela Hoxha është e ftuara e dytë në spektaklin Në Kurthin e Piter Pan 2023 në Tv Klan. Ajo ka folur për lindjen e fëmijës së dytë, jetën e saj në Spanjë e shumë gjëra të tjera për të cilat u “ngacmua”nga vogëlushët.

Ajo disponon linjën e saj të veshjeve, edhe pse nuk ka bërë një shkollë për stiliste.

“Unë nuk jam stiliste, pavarësisht se kam markën time të veshjeve, por nuk kam bërë një shkollë si stiliste, megjithatë kam markën time të veshjeve që do të thotë unë dizenjoj gjërat që më pëlqejnë më shumë por që në profesion nuk jam stiliste, kështu që modele që dizenjon rroba”, ka thënë Aurela. 

Aurela kërkon propozim për martesë nga partneri

Aurela Hoxha është nënë e dy fëmijëve, më i vogli 2 muajsh.  Por modelja bukuroshe ende nuk ka bërë një dasmë.

E ftuar Në Kurthin e Piter Pan 2023 në Tv Klan, Aurela Hoxha i shprehu dëshirën partnerit të saj për tí bërë një propozim për dasmë.

“Le të shohim nëse do ta marr këtë propozim tani që u bëra mami. Tani e meritoj një propozim”, tha Aurela, e cila jeton në Spanjë së bashku me familjen. 

Aurela Hoxha: Në Ibiza gjeta princin tim. Ja pse nuk e ekspozoj në Instagram

E ftuar në spektaklin Në Kurthin e Piter Pan 2023, modelja Aurela Hoxha ka ndarë për publikun disa detaje nga jeta e saj personale.

E pyetur nga vogëlushët përse nuk e ekspozon asnjëherë partnerin e saj, ajo thotë se nuk e mban sekret, por nuk shfaqen së bashku në rrjete sociale.

Pse e mban burrin larg? Pse e mban sekret?

Aurela Hoxha: Unë nuk e mbaj burrin larg. As sekret nuk e mbaj por ideja është që i ke parasysh këto gjëra që na pëlqejnë ne vajzave, Instagrami, jeta shumë publike. Meshkujt nuk është se ju pëlqen dhe aq shumë, meshkujve shqiptarë për më tepër, edhe kështu që unë nuk dua ta sforcoj diçka që ai nuk e ka dëshirë. Duke qenë se jeta ime profesionale është publike, nuk do të thotë që patjetër duhet të jetë dhe familja. Por kjo nuk do të thotë që unë e mbaj sekret, ne jemi gjithë kohës bashkë dhe nuk bëjmë një jetë sekret, thjesht nuk jemi të ekspozuar në Instagram.

Aurela tregoi gjithashtu se me partnerin e saj u dashurua gjatë kohës që ka qenë me pushime në Ibiza.

Ku e gjete princin?

Aurela Hoxha: Në Ibiza, në pushime në Ibiza, atje gjeta princin.

Aurela Hoxha: Nuk kam publikuar foto gjatë shtatzënisë, s’doja të komentohesha për format e mia

Modelja Aurela Hoxha ka treguar arsyet pse nuk ka publikuar foto gjatë shtatzënisë teksa ka thënë se nuk donte që të komentohej për format e saj teksa po përjetonte një ndjenjë aq të bukur sa ajo e shtatzënisë.

E ftuar në “Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, modelja ka dhënë dhe një mesazh mjaft domethënës për të gjithë nënat e reja.

Alketa Vejsiu: A ke një mesazh për të gjitha vajzat që frymëzohen nga ty? A je subjekt i bullizimit në rrjetet sociale?

Aurela Hoxha: Është pak e vështirë, është kjo pamja ime e jashtme… që bëj një jetë të hapur. Megjithatë, nga ana tjetër prekem shumë në tema delikate kur publikoj fëmijën dhe komente të tilla më shqetësojnë shumë dhe kjo më bën që shumë gjëra të mia të mendohem dy herë para se t’i bëj publike. Mesazhi im është për të gjitha ato vajzat që janë në pozicionin tim, nuk duhet të ndikohen shumë, aq më tepër në tema, si të sjellësh në jetë një fëmijë dhe gjëja e parë para se të vijë një urim janë format, sa ke marrë peshë dhe mendoj se nuk është një gjë e bukur. Mendoj se është gjëja më e bukur në jetë që të sjellësh në jetë një fëmijë. Nuk është aspak e vështirë që pastaj të kthehesh në format e tua. Mos e përjetoni si stres, por përjetojeni si gjënë më të bukur në botë dhe realisht ka qenë kjo arsyeja pse nuk kam publikuar fotot e mija sepse nuk doja të komentohesha për format e mia, ndërkohë që po përjetoja një ndjenjë aq të bukur sa është ajo e shtatzënisë.

Aurela Hoxha: Familja është e para, me ardhjen në jetë të fëmijëve ndihem e plotësuar

Modelja e njohur, Aurela Hoxha është shprehur se për të familja vjen e para. E ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, modelja Aurela Hoxha ka thënë se në këtë fazë të jetës së saj, ajo ndihet e plotësuar nga ana profesionale dhe ajo personale.

Alketa Vejsiu: Ku të shkojnë ambiciet e tua dhe ku do të shkosh dhe çfarë do që të arrish në jetë? A je e lumtur, a ndihesh e plotësuar?

Aurela Hoxha: Kam bërë shumë gjëra për të arritur sepse karriera ka qenë primare për mua. Me ardhjen e fëmijëve në jetë, ndihem sinqerisht shumë e plotësuar, ok është profesioni dhe gjithçka tjetër, por familja tashmë është realisht e para./tvklan.al