#NëKurthinePiterPan | Talent-show me fëmijët “me të zgjuar”, gazetarët e të ardhmes dhe të ftuar speciale VIP. Një format “i ngrohtë”, i këndshëm, me shumë batuta humori, me fëmijë talente që nuk i keni parë kurrë më parë në TV shqiptare! Një gjë është e sigurtë: Ata nuk janë të turpshëm!

Një format nga #VeraGrabocka & #AlketaVejsiu çdo të premte 21:00 në #TvKlan.

Ka një arsye të fortë se pse Olta Boka nuk e publikon portretin e vajzës së saj

Olta Boka ka bërë një rrëfim shumë të veçantë këtë të premte në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan.

Ndër të tjera, këngëtarja tregoi edhe arsyen që fshihet pas vendimit për ta mbajtur portretin e vogëlushes së saj të fshehtë.

Ajo tha se Gaia nuk është ende në moshën e duhur të vendosë nëse do të jetë pjesë e medias ose jo.

“E kam bërë unë këtë zgjedhje. Unë jam rritur në media dhe e di shumë mirë se çfarë do të thotë. Në moshën që ajo ka, aq të vogël nuk e koncepton dot sepse nuk e ka kapacitet për veten e saj. Nëse në të ardhmen ajo do të dojë të jetë pjesë e medias, është okay, por sa më përket mua, nuk dua ta publikoj”, zbuloi Olta. 

Olta Boka flet për shtatzëninë dhe periudhën pas lindjes

Këngëtarja e mirënjohur, Olta Boka ishte e ftuara e rradhës në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”.

Përballë panelit të fëmijëve, Olta foli për familjen, karrierën, por edhe për vajzën e saj të vogël Gaia.

Këngëtarja tregoi se si e përjetoi periudhën e shtatëzënisë, ku theksoi se ishte shumë e qetë, edhe si rrjedhojë e pandemisë.

“Kam kaluar një shtatzëni shumë të qetë, e kam shijuar shumë. Më përkoi edhe me pandeminë e kjo gjë pati benefitet e veta. E kam shijuar shumë. Edhe pjesën ‘post-partum’ e kalova shumë mirë, sepse mora vëmendjen e duhur. E ndava mendjen që do ja dedikoja të gjithë vëmendjen time vajzës.”– u shpreh ajo.

Olta Boka tregon historinë e njohjes me partnerin

Këngëtarja Olta Boka, e ftuar në spektaklin “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, ka ndarë me publikun detaje nga karriera dhe jeta e saj private.

Olta Boka ndër të tjera, tregoi zanafillën e lidhjes së saj.

“Jemi njohur në shkollë e kam shtyrë si gjë nuk doja për momentin të ndohte por kur gjërave nuk ju hap dritaren, jeta të hap derën. Janë të shkruara në jetë sado mos mundohesh për diçka.Të dy kemi studiuar për juridik”, u shpreh Olta Boka në “Kurthin e Piter Pan”. /tvklan.al