#NëKurthinePiterPan | Talent-show me fëmijët “me të zgjuar”, gazetarët e të ardhmes dhe të ftuar speciale VIP. Një format “i ngrohtë”, i këndshëm, me shumë batuta humori, me fëmijë talente që nuk i keni parë kurrë më parë në TV shqiptare! Një gjë është e sigurtë: Ata nuk janë të turpshëm! Një format nga #VeraGrabocka & #AlketaVejsiu çdo të premte 21:00 në #TvKlan.

Marsela Çibukaj

A do të shkojë në Sanremo? Rrëfehet Marsela Çibukaj

Këngëtarja Marsela Çibukaj ka rrëfyer se është në punë e sipër të për prekur një nga skenat më të mëdha ndërkombëtare. Bëhet fjalë për festivalin e Sanremos.

Çibukaj e zbuloi këtë fakt gjatë emisionit “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan ku ishte e ftuar këtë të premte.

Madje ajo kërkoi një përqafim nga moderatorja Alketa Vejsiu për të pasur fat pasi kjo e fundit e ka prekur skenën e Sanremos.

Noel Halili: Po te ai festivali që ka qenë në Itali Alketa, po ti do shkosh?

Marsela Çibukaj: Tek ai festivali që ka qenë Alketa? Për Sanremon e ke fjalën?

Alketa Vejsiu: E ke synuar atë festival?

Marsela Çibukaj: Jemi në punim e sipër si të them për të shkuar dhe për ta prekur atë skenë. Madje meqë jemi këtu hajde të përqafoj içik mbase na sjell fat fakti që ke qenë ti vetë. Do ishte mirë.

Alketa Vejsiu: Me gjithë zemër ta uroj. Do isha shumë e lumtur që të shikoja vetëm shqiptarë që shkëlqejnë në skena italiane dhe jo vetëm.

Humbi 40 kilogramë për një vit, Marsela Çibukaj: Shpresoj mos të kthehen më

Këngëtarja e talentuar Marsela Çibukaj ka rrëfyer “Në Kurthin e Piter Pan” se si ka humbur plot 40 kilogramë për një vit

Sipas Marselës, gjëja më e rëndësishme është kujdesi ndaj vetes, duke shtuar se iu desh shumë vullnet e sakrificë që të arrinte në peshën që donte dhe që ishte më mirë për shëndetin e saj.

Marsela ÇibukajKam përshtypjen që vjen një moment i caktuar kur zë një vend të parë kujdesia ndaj shëndetit, më tepër sesa thjesht bukurisë apo të dukurit bukur në ekran për ne që jemi të profesionit apo skenës. Ndaj unë mendova se kishte ardhur momenti që të kujdesesha për shëndetin tim, të bëja pak kontroll në ushqim, por gjithashtu të preferoja jo përtesën, por të merrja atë iniciativën të dilja nga shtëpia. Të bëja një ecje të bukur në natyrë, ose të preferoja një sport, yoga…

Dhe me pak durim, me shumë vullnet, me pak sakrificë arrihet gjithçka. Është shumë e rëndësishme që të kujdesemi për veten tonë. Qoftë atë fiziken dhe atë shpirtëroren, janë të lidhura.

-Sa kilogramë?

Marsela Çibukaj: Më shumë sesa 40!

-Më shumë sesa 40 kilogramë u kemi thënë ikni.

Marsela Çibukaj: Shpresoj mos të kthehen më!

Marsela Çibukaj interpreton “Nën një portokalle moj” në disa versione

Këngëtarja Marsela Çibukaj ka rrëfyer në një intervistë për emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan momentet nga jeta e saj personale dhe karriera.

Mes të gjithash ajo dhuroj momente plot humor. Një prej tyre ishte interpretimi i këngës “Nën një portokalle”.

Këngëtarja e solli në disa versione të cilat i solli në një mënyrë mjaft interesante.

“Më ka kënduar me kitarë poshtë ballkonit”, Marsela tregon si u njoh me bashkëshortin

Marsela Çibukaj ka treguar dhe si është njohur me bashkëshortin e saj, Vitmar Bashën për fëmijët e “Në Kurthin e Piter Pan”.

E pyetur nga fëmijët nëse i ka dedikuar këngë dashurie, Marsela u përgjigj: “Vitmari është artist. Më ka kënduar poshtë ballkonit, madje edhe me kitare. Më ka kënduar këngë dashurie, këngët e “Rolling Stone”. Më ka bërë për vete me zërin e tij.”

Marsela Çibukaj: Adele më ktheu një puthje, më ka sjellë shumë fat në jetë

Marsela Çibukaj është një prej këngëtareve më të mira shqiptare. Ajo shpesh konsiderohet si Adele e muzikës shqiptare.

Në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, Marsela zbuloi se këngëtarja me famë botërore i ka sjellë shumë fat.

Ajo rrëfeu se në vitin 2011 teksa Adele këndonte “Someone Like You” në një koncert i ka kthyer mbrapsht një puthje.

“Jam e lumtur sepse Adele më ka sjellë shumë fat në jetë. E kam rastisur në jetë, afër, kaq afër sa jemi ne. Kur këndonte “Someone Like You”, unë i dërgova një puthje. Ajo ma pa dhe ma ktheu mbrapsht. Unë e mora kështu si një urim. Kjo ndodhi në 2011 që ka qenë edhe viti që kam ardhur në Shqipëri”, tha këngëtarja.

Rrëfehet Marsela Çibukaj: E turpëroja mamin kur isha e vogël…

Sot, në “Kurthin e Piter Pan” e ftuara Marsela Çibukaj vendoset përballë situatave gazmore me fëmijët. Spiro, piterpanisti i vogël pasi mori vesh që Marsela i ka shumë qejf ëmbëlsirat, i solli një pjatë me bakllava në skenë.

Spiro: Të pëlqen bakllavaja?

Marsela: Mua s’më pëlqen bakllavaja, por më pëlqenin arrat. Shkoja fshehurazi mamit dhe vidhja arrat. I haja të gjitha se ishin të ëmbla dhe të pjekura. Kur vinin njerëzit mami i lavdëronte bakllavanë se e kishte bërë me shumë arra. Kur e provonin njerëzit thoshin sikur s’ka kaq shumë arra. Mami me bërtiste, Marçelaaaa mojjj!!”

Habit Marsela Çibukaj: Kam shkuar në Itali me gomone

Këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj është e ftuara e mbrëmjes së sotme “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan.

E ndodhur para gazetarëve të vegjël, Marsela ndau një pasazh të fëmijërisë së saj duke thënë se në vitet ’90 ashtu si shumë familje shqiptare, kishte shkuar drejt Italisë me gomone.  

-Po të isha unë fëmijë do të kisha pyetur, a ke hipur ndonjëherë në gomone o Marsela?

Marsela Çibukaj: Fatkeqësisht e kemi provuar dhe atë lloj udhëtimi Alketa…

E ke provuar kështu duke parë brigjet apo ke pretenduar të shkosh në bregun tjetër me gomone?

Marsela Çibukaj: Jo, ky ka qenë mjeti i vetëm që në atë kohë dispononte populli, sidomos Vlora e poshtë për të marrë drejtimin drejt një jete më të mirë.

Ashtu ë? Unë mendova se e ke përdorur gomonen si mjet turistik. Ka vërtet një pasazh në jetën tënde që ke shkuar me gomone në Itali?

Marsela Çibukaj: Unë e kam cekur dhe në disa intervista në fakt, që është një copëz historie e popullit shqiptar, ajo e viteve ’90 ku shumë familje shqiptare mundoheshin të tejkalonin detin apo kufirin për të kërkuar një të ardhme më të mirë për fëmijët e familjet e tyre.

Marsela Çibukaj flet për fëmijërinë

Marsela Çibukaj është e ftuar në puntatën e radhës në emisionin hit “Në kurthin e Piter Pan”. Ajo ka rrëfyer disa sekrete mbi fëmijërinë e saj, duke ndarë detaje nga jetesa në Shqipëri dhe marrëdhënien me gjyshërit.

“Kam patur një fëmijëri të bukur. Nuk kemi pasur teknologji, por kemi kujtime të prekshme, emocione që nga gjyshërit deri te prindërit që janë munduar të na i përcjellin e të na i trashëgojnë. Mbaj mend ndonjë gatim, ndonjë fjalë të ëmbël, qoftë edhe kritika nga gjyshi. Ne kemi jetuar një pjesë në veri, më tej në Vlorë, para se të shkonim në Itali. Gjatë verës shkonim te gjyshi dhe çakordoheshim, sepse gjyshërit na përkëdhelnin dhe bënim prapësira”, u shpreh këngëtarja për “Piter Pan”.

Pyetja e binjakeve shkakton të qeshura, Alketa Vejsiu tregon a u ka dhënë qumësht gjiri fëmijëve

Marlis dhe Amaris janë dy binjaket që po spikasin në këtë sezon të “Në Kurthin e Piter Pan”. Pyetjeve pikante të tyre nuk u ka shpëtuar as moderatoja Alketa Vejsiu. Pyetja e beftë e tyre për të ditur nëse Alketa u ka dhënë qumësht gjiri fëmijëve ka shkaktuar të qeshura në studio.

Binjaket: Alketa kanë pirë ndonjëherë bebet e tua tek cica jote?

Alketa Vejsiu: Po kanë pirë të dy. 10 muaj e gjysmë njëri, 11 tjetri. U kënaqët tani. Alketa i ka dhënë patjetër qumësht mami, qumësht nëne fëmijëve të dy.

Redi Jupi

Redi Jupi flet për lindjen e vajzës: Ishte e vështirë për t’u përballuar emocionalisht

Redi Jupi është baba i 3 fëmijëve. I ftuar këtë të premte në spektaklin, “Në Kurthin e Piter Pan” , ai rrëfeu se kishte asistuar në të tre lindjet e fëmijëve të tij.

“Kur lindi Parisi, vajza e parë, ishte një eksperiencë shumë shokuese, ishte e vështirë për t’u përballuar emocionalisht. Më vonë e kuptova sa e rëndësishme ishte të asistoja edhe fëmijën kur del, edhe nënën gjatë lindjes. Emrin Paris ja vendosi nëna e saj, sepse ka studiuar në Paris.”

U martuan 6 muaj pas njohjes, Redi Jupi tregon historinë e dashurisë me bashkëshorten

Redi Jupi ishte i ftuari i radhës në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, ku ndau për të gjithë detaje mbi familjen e tij dhe jetën e tij profesionale.

Ndër të tjera, ish-futbollisti tregoi dhe historinë e njohjes me bashkëshorten e tij.

“Me Vivin jam njohur në rreth shoqëror të përbashkët në 2007-n. Neve na ra në kokë të dyve shumë rastësisht. Unë s’kisha asnjë mendje që një vajzë të më merrte mendjen sepse ishte mosha e tillë. Kur e pashë për herë të parë këtë vajzën m’u duk shumë e mirë, shumë pozitive, ia morëm mendjen njeri-tjetrit. Ishte një takim shumë fatlum. Ne jemi njohur në fund të 2007-s dhe jemi martuar për rreth 6 muaj”.

Redi Jupi: Do ia kthej borxhin Flamurtarit, një ditë do të shkoj si trajner atje

Ish-futbollisti dhe analisti Redi Jupi ka zbuluar disa detaje nga jeta e tij private, pa lënë pas dhe sekrete mbi karrierën e tij sportive.

Në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, Jupi ka zbuluar ekskluzivisht se shikon një të ardhme si trajner i ekipit të Flamurtarit.

“Do të të them një sekret. Një ditë do të shkoj si trajner atje nëse ata do më duan, meqë s’kam luajtur ndonjëherë si futbollist”, tha ai.

Kujtojmë që Redi Jupi ka lindur në Vlorë, por është larguar nga aty që në moshën 5–vjeçare.

“Ke qenë si Neymar për gocat?” Përgjigjet Redi Jupi

I ftuar sot në “Kurthin e Piter Pan”, Redi Jupi ndau me gazetarët e vegjël momente nga jeta e tij private dhe profesionale. Nuk munguan as pyetjet ngacmuese, një nga të cilat e bëri Ashton.

Ashton: Mua gocat më bëjnë shumë komplimente. Po ti kur ishe beqar çfarë komplimentesh të bënin gocat? Ishe si Neymar për gocat?

Redi Jupi: Edhe më thonin më thënë të drejtën, mos bëj modestin, por jo dhe aq sa mendojnë.

Më mirë te shtëpia jote apo kollovar? Përgjigjet Redi Jupi

Redi Jupi, ish-futbollisti dhe analisti i njohur, ishte i ftuar këtë të premte në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan.

Ai u është përgjigjur pyetjeve pikante të fëmijëve. Ndër to ishte edhe ajo se si është më mirë për Redin, të jetosh në shtëpinë tënde, apo të jesh kollovar.

Ish-futbollisti u përgjigj duke thënë se familja e tij është e madhe dhe rëndësi ka të jenë së bashku.

Aleksandër: Redi më mirë te shtëpia jote apo kollovar?

Redi Jupi: Çfarë është kollovar?

Aleksandër: Kur je i martuar ke shtëpinë tënde por rri te shtëpia e nuses jo te e jotja.

Redi Jupi: Ne jemi familje e madhe, kudo që jemi mjafton të jemi të katërt, s’ka rëndësi fare si në një barake apo shtëpi të madhe. Ne jemi njësoj nëse jemi së bashku.

Midis Tiranës dhe Partizanit, ja kë do zgjidhte Redi Jupi!

Ish-futbollisti Redi Jupi është karakterizuar kryesisht në karrierën e tij si lojtar i ekipit të Dinamos, ashtu sikurse ka qenë pjesë e Partizanit dhe Tiranës.

Kështu, një nga pyetjet që ai mori në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ishte se për kë bënte tifo në derbi.

“Kur luan Partizani me Tiranën, është e vetmja ndeshje që unë s’jam me asnjërin. Jam me Dinamo!”, u përgjigj Redi Jupi./tvklan.al