#NëKurthinePiterPan | Talent-show me fëmijët “me të zgjuar”, gazetarët e të ardhmes dhe të ftuar speciale VIP. Një format “i ngrohtë”, i këndshëm, me shumë batuta humori, me fëmijë talente që nuk i keni parë kurrë më parë në TV shqiptare! Një gjë është e sigurtë: Ata nuk janë të turpshëm!
Një format nga #VeraGrabocka & #AlketaVejsiu çdo të premte 21:00 në #TvKlan.
“Po bëjmë diçka që s’e ka bërë askush”, Xhesika Berberi tregon për suksesin e biznesit të saj në SHBA
Modelja dhe sipërmarrësja Xhesika Berberi ishte e ftuara e radhës në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan.
Ajo ka folur ndër të tjera edhe për hapjen e bisnesit të saj, teksa tregoi se si lindi ideja e si rezultoi në një sukses të madh.
“Isha e lodhur më të njejtat gjëra, kërkoja më shumë nga vetja ime sepse e dija që mund të bëja më shumë. Një ditë isha sëmurë dhe doja të shkoja në farmaci. Mirëpo, shoqja ime më dha një metodë popullore, të pija diçka për t’u ndjerë më mirë. Kështu, u frymëzova dhe unë që të bëja pijen time.
Jam shumë e lumtur me këtë ide. Kemi bërë ‘sold-out’ në Amazon, direkt jemi futur në dyqanet më të mira të Amerikës, por prapë është ende fillimi. Është e vështirë, por diçka shumë e bukur. Po bëjmë diçka që s’e ka bërë askush më parë”, është shprehur Xhesika. /tvklan.al