Policia ka vënë në pranga një 34-vjeçar nga Shijaku, i konsideruar person me rrezikshmëri shoqërore. Ai është Alvaro Jashari, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të shpallur në kërkim, forcat e policisë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Stadiumi”.

Operacionit u zhvillua në orët e para të mëngjesit të së shtunës në kushte të larta sigurie pasi personi paraqiste rrezikshmëri shoqërore.

Ky shtetas, më datë 30.05.2020, rreth orës 20:45, te stadiumi në Shijak, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin Enri Isain, 28 vjeç.

Tv Klan