“Në lagje nuk e dinin që mamaja kishte dy vajza”


“Në lagje nuk e dinin që mamaja kishte dy vajza”

17:20 26/04/2020

Sonila, e cila prej disa vitesh jeton në New York kërkoi ndihmën e rubrikës “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan, për t’i bërë një surprizë motrës së saj, e cila feston ditëlindjen.

Ajo tregoi se me motrën janë dy tipe krejt të ndryshme dhe gjithmonë motra e saj është dalluar si një vajzë që studion dhe i pëlqen arti.

Kur ishte vetëm 4 vjeç, motra e saj Arvenita dinte katër gjuhë të huaja dhe të gjithë habiteshin me këtë fakt.

Sonila: Motra ime është shumë e urtë, jemi dy tipe të kundërta. Ajo ka qenë natyrë që vetëm lexonte, vetëm studionte, ndërsa unë kam qenë natyrë që këndoja, kisha qejf të vishesha dhe në lagje nuk e dinin që mamaja ime kishte dy vajza. Ne kishim një dyqan të vogël, një minimarket.

Ardit Gjebrea: Vetëm t’i shfaqeshe?

Sonila: Unë shfaqesha, gjithë lagjja më njihte dhe kur vinte fjala për shkollën, për provimet thoshte mami, ja dhe vajza ime Nika. Thoshin të gjithë Nika? Ti ke vajzë të madhe? Domethënë të gjithë habiteshin se më dinin vetëm mua. Kur na jepnin njerëzit lekë, ne shkonim blinim akullore, motra blinte libra, ka qenë njeri shumë studioz, njeri shumë i apasionuar pas artit.

Ardit Gjebrea: Ju keni jetuar gjithë kohën në Shqipëri?

Sonila: Prindërit kanë emigruar në Greqi shumë vite më përpara. E mbaj mend kur ka qenë motra 14 vjeç, ka punuar me mamin dhe tek hoteli, pronarja e mbajti si recepsioniste sepse fliste 4 gjuhë.

Ardit Gjebrea: 14 vjeç dhe dinte 4 gjuhë?

Sonila: 4 gjuhë fliste, frëgjishten, greqishten, anglishten dhe italishten në mënyrë të përkryer. Të gjithë habiteshin dhe i thoshin ti shqiptare dhe flet 4 gjuhë./tvklan.al




Të ngjashme