Londra më e pasur se New York. Sipas një ankete të publikuar edhe në The Guardian, në Londër jetojnë më shumë miliarderë e milionerë sesa në qytetin që nuk fle kurre përtej Atlantikut.

Certifikimi mberrin nga agjencia ‘Frank Knight’ që përllogarit 875 mijë milionerë londinezë dhe 820 mijë në New York. Kriter për keta rezidentë është një pasuri mbi 1 milionë Dollarë, ku përshihet edhe prona apo të mirat materiale.

Të dhënat janë të marra pas pandemisë, dhe ekspertët thonë se këtu përfshihen edhe banesat, të cilat në Londër vijojnë të qëndrojnë në çmime të larta, me një mesatare prej rreth 514 mijë stërlina.

Pak kohë më parë edhe qeveria britanike, kishte vënë theksin në rritjen e pabarazisë sociale përgjatë Tamisit. Sipas saj milionerët përbëjnë 10 % të popullsisë së Londrës, ku ndër të tjera 28%, ose 2.5 milionë banorë jetojnë në prag të varfërisë, të paktën në bazë të parametrave shtetërorë.

Ndërsa Frank Knight vëren se në bazë të statistikave, varfëria ka nisur rritjen pas vitit 1994, ndërkohë që pandemia solli një shkatërrim ekonomik për familjet modeste, por kjo nuk u verifikua tek klasa e pasur, që pikërisht në këtë periudhë e shtoi edhe më tepër pasurinë.

Gjithashtu, në studimin imobiliar del në pah edhe diçka tjetër interesante. Londra ka numrin më të lartë të banesave premium, më shumë se çdo qytet tjetër në botë. Numërohen 68 mijë banesa luksoze, me vlerë mbi 2 milionë Stërlina, të cilat pra etiketohen premium.

Klan News