Gjatë fushatës zgjedhore, votuesit amerikanë janë “bombarduar” me imazhet e dy kandidatëve për president duke folur nga podiumet, mitingjet, apo duke zbritur nga shkallët e avionëve. Në një artikull BBC ka paraqitur një tjetër perspektivë të faktit se kush janë dhe nga vijnë dy kandidatët për presidentë.

Këto janë dy fotografi të Kamala Harris dhe Donald Trump, në moshën 3-vjeçare, kur ata nuk e dinin që Shtëpia e Bardhë ekzistonte.

Kandidatja demokrate Kamala Harris i kaloi vitet e para të jetës në Oakland të Kalifornisë ndërsa kandidati republikan Donald Trump u rrit në zonën e Nju Jorkut, në Kuins.

Harris dhe motra e saj e vogël Maya u rritën nga mamaja e tre, Shyamala Gopalan Harris, një kërkuese mbi kancerin dhe aktiviste.

Babai i Trump, Fred Trump, ishte djali i një çifti emigrantësh gjermanë. Mamaja e tij, Mary Anne MacLeod Trump lindi në Skoci. Ata e regjistruan djalin e tyre, Donald në Akademinë Ushtarake të Nju Jorkut kur ai ishte 13 vjeç.

Harris i kaloi pesë vitet e gjimnazit në Montreal të Kanadasë, aty ku mamaja e saj u punësua në Universitetin McGill. Më vonë ajo u regjistrua në kolegjin me ngjyrë, Universitetin Howard në Uashington DC.

Trump tha se pesë vitet e kaluara në akademi i dhanë trajnim ushtarak dhe formësuan aftësitë e tij të lidershipit. Më vonë ai u largua nga Lufta e Vietnamit.

Që në moshë të hershme Harris u mësua nga e ëma për rëndësinë e lëvizjeve për të drejtat civile dhe ajo mori pjesë në Marshimin vjetor Martin Luther King Jr në 2004 në Uashington.

Pasi mori një diplomë në Universitetin e Pensilvanisë, Trump u bë i preferuari për të trashëguar babanë e tij në krye të bizneseve familjare.

Harris u rikthye në Kaliforni aty ku u ngjit shpejt në sistemin e drejtësisë kriminale. Ajo u bë Prokurore e Përgjithshme dhe e përdori këtë moment për të kandiduar në Senatin Amerikan në vitin 2016.

Në të njëjtën kohë që Kamala Harris hyri në Kongres, Trump po hynte në Shtëpinë e Bardhë për herë të parë si president pas një rezultati suprizues duke mundur Hillary Clinton.

Tre vite më vonë, Harris zhvilloi një fushatë të dobët presidenciale, por u zgjodh nga fituesi i garës, Joe Biden, si zëvendës e tij. Ata mundën Trump dhe Mike Pence.

Fundi i presidencës së Trump dhe fillimi i mandatit të Biden-Harris u shënjua nga kufizimet për shkak të Covid, detyrimet për mbajtjen e maskave dhe protestave për shkak të vrasjes së George Floyd në Minneapolis.

Kamala Harris vuajti për të lënë shenjë si zv/presidente, por e gjeti më të fortë zërin e saj në vitin 2022 kur Gjykata Supreme i dha fund të drejtës kushtetuese për abort.

Ishte Trump ai që e bëri Gjykatën Supreme më shumë konservative duke formësuar rrugën drejt vendimin për abortin.

Gjatë mandatit të tij në Zyrën Ovale, Trump nxorri SHBA-në nga marrëveshja e Parisit për klimën dhe mori hapa për të reduktuar emigracionin.

Vizita e parë ndërkombëtare si zv/presidente e Kamala Harris ishte në Guatemala në vitin 2021 si pjesë e përgjegjësisë që i ishin lënë për të reduktuar numrin e emigrantëve amerikano-latinë që shkojnë në Amerikë përmes kufirit jugor me Meksikën.

Çështjet e sigurisë që kanë dominuar gjatë kohës së saj në detyrë janë luftërat në Ukrainë dhe Gaza si dhe tërheqja kaotike e trupave amerikane nga Afganistani.

Vizita e parë e Trump jashtë vendit si president ishte në Arabinë Saudite në 2017. Trump mbron politika izoluese që përfshijnë shkëputjen e vendit të tij nga konfliktet e huaja dhe promovimin e industrisë amerikane.

Harris është martuar me Doug Emhoff, i cili ka bërë fushatë rregullisht në emër të saj. Ajo është njerkë ose siç njihet ndryshe “Momala” e fëmijëve të Emhoff, të cilët i ka pasur nga martesa e parë, Cole dhe Ella.

Ndërsa sa i përket Trump shumë anëtarë të familjes kanë luajtur rol kyç gjatë karrierës së tij politike. E shoqja e tij, Melania Trump ka pasur shfaqje të reduktuara në fushatën e këtij viti.

Me gruan e parë, Ivana, Trump pati tre fëmijë, Donald Jr, Ivanka, dhe Eric. Ai ka një vajzë, Tiffany, me gruan e dytë Marla Maples. Trump u martua për herë të tretë me Melanian dhe në vitin 2005 lindi djali i tyre, Barron.

Harris hyri në garën presidenciale me vonesë pasi zëvendësoi Joe Biden, i cili u dorëhoq. Ajo bëri histori si e para grua me ngjyrë, amerikane-aziatike që udhëheq garën si kandidate.

Ndërkohë Donald Trump fitoi të drejtën për herë të tretë që të jetë kandidat i republikanëve në zgjedhje. Ai foli në konventën kombëtare të Republikanëve në Uiskonsin ku vihej re veshi i fashuar pas atentatit ndaj tij gjatë fushatës.

/tvklan.al