Krijohet një pajisje e vogël me ultratinguj për monitorimin e zemrës.

Zbuluesit bëjnë me dije se ajo ka madhësinë e një pulle postare dhe falë inteligjencës artificiale mund të masë në kohë reale 24/24 gjakun që pompohet në zemër.

Monitorimi kryhet edhe gjatë një aktiviteti fizik intensiv, duke diktuar menjeherë anomali të mundshme që mund të jenë shkak problemesh.

Pajisja e vogël është produkt i punës së një grupi kërkuesish të drejtuar nga Universiteti i Californisë në San Diego dhe është publikuar në revistën shkencore ndërkombëtare “Nature”. Qëllimi është që këto lloj kontrollesh që janë esenciale për vlerësimin e gjendjes shëndetësore të jenë më të aksesueshëm për popullsinë.

Ndërkohë që monitorimi kardiak përbën një ndër instrumentet më të rëndësishme për dallimin e shqetësimeve para se ato të kthehen në probleme më të rënda dhe ky sensor i përgjigjet kërkesës.
Duke qënë se mund të ngjitet në zonën e toraksit si një leucoplast në përmasat e një pulle, është plotësisht rezistent ndaj djersës dhe aktivitetit sportive, gjë thelbësore kjo, pasi shumica e problemeve kardiake shfaqen pikërisht gjatë të ushtruarit.

Mësohet se kjo pajisje se do të hidhet në treg së shpejti dhe kanë nisur studimet dhe projektet për krijimin e dispozitivëve për monitorimin e pjesëve të tjera të trupit.

Klan News