Jareci: Sezonin e ardhshëm aplikohet në Superiore

Situata të tilla do të ketë edhe në kampionatin shqiptar prej sezonit të ardhshëm. Në Federatën Shqiptare të Futbollit po kryen përgatitjet e personave që do të jenë pjesë e sistemit VAR në ndeshjet e Kategorisë Superiore. Deri më tani janë shfrytëzuar raste që FIFA i përdor për trajnime, ndërsa prej muajit të ardhshëm do të ketë teste në fushë.

“Ne jemi në gjysmën e punës dhe besoj nga muaji Maj do të fillojmë më pjesën e fushës. Ku do të jetë infrastruktura në një minivan. Do të aplikojmë disa ndeshje me fëmijë ku situatat do të krijohen nga sektori jonë dhe vendimet do të merren nga zyrtarët që janë minivan”, tha Sokol Jareci, Shef i Sektorit të Arbitrave.

Shefi i Sektorit të Arbitrave, Sokol Jareci thotë se duhen të paktën 6 kamera që sistemi VAR të aplikohet.

“Momentalisht transmetojnë me 5 deri 6 kamera dhe në ndeshje të caktuara shtohen që është një benefit më i madh. Testi zyrtar do të jetë Superkupa dhe në javën pasuese do të jenë të gjitha ndeshjet e Kategorisë Superiore”.

Në trajnimin e FIFA-s për VAR marrin pjesë edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës, pasi pritet të aplikohet edhe në këtë kampionat.

Tv Klan