Në makinë i gjetën kokainë, në shtëpi mbillte kanabis



Në makinë i gjetën kokainë, në shtëpi mbillte kanabis

12:27 11/07/2020

Kapet 28-vjeçari

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve,  shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet, jo vetëm në territor, për parandalimin e kultivimit të kanabisit, por edhe për personat që qarkullojnë me automjete që dyshohet se shpërndajnë lëndë narkotike në doza të vogla.

Shërbimet e Policisë, pas kontrollit të ushtruar në Dhërmi, në automjetin “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin B. Xh., kanë gjetur dhe sekuestruar 2 doza lëndë narkotike të llojit kokainë. Kontrolli ka vijuar edhe në banesën e këtij shtetasi në Dhërmi, ku janë evidentuar të mbjellë edhe disa fidanë kanabis. Në përfundim të këtyre veprimeve, shtetasi B. Xh., 28 vjeç, banues në Dhërmi, Himarë, u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjithashtu, në vijim të këtyre kontrolleve, në ambientet e një karburanti, Policia ka arrestuar në flagrancë edhe shtetasin E. T., 23 vjeç, banues në Dhërmi, pasi nga kontrolli i ushtruar, iu gjetën të fshehura 54 doza me lëndë narkotike të llojit cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.




Të ngjashme