Policia ka nisur një hetim pas publikimit të disa pamjeve të frikshme ku një makinë përplaset me barrierën e urës dhe bie. Ngjarja ndodhi në Rusi të enjten, ndërsa pamjet u bënë virale menjëherë.

Sipas zyrës së Prokurorit, mjeti drejtohej nga një 38-vjeçare e cila humbi kontrollin për shkak të ngricave në rrugë.

“Kur po parakalonte, gruaja nuk mori parasysh kushtet e rrugës, humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat e urës. Kjo shkaktoi më vonë edhe rënien poshtë duke u rrotulluar”, thanë prokurorët.

Por ajo që e bënte më të frikshëm këtë lajm ishte fakti që në makinë ndodhej edhe një fëmijë 2-vjeçar. Mësohet se ata i kanë shpëtuar rënies vetëm me disa plagë të lehta./tvklan.al