Hepati B po bëhet një kërcënim për foshnjat e sapolindura. Që prej muajit qershor asnjë nga foshnjat e maternitetit nuk është vaksinuar ndaj këtij virusi. Mjekët që kujdesen për të sapolindurit shprehen se nuk ka fonde për të vazhduar fazën e tretë të vaksinimit i cili është i detyruar për të gjithë fëmijët dhe nëse nuk kryhet përbën rrezikshmëri të lartë në marrjen e sëmundjeve kancerogjene dhe jo vetëm. Dozat vaksinuese kanë qënë ndihmë e ministrisë italiane por prej katër muajsh ndihmat me vaksina kundër Hepatitit B janë ndërprerë dhe për këtë arsye Ministri i Shëndetësisë Solis, i ka kërkuar ndihmë homologut të tij për rreth 130 mijë doza për të vaksinuar të gjithë foshnjat e pavaksinuara.

Pamje nga materniteti “Geraldina”, mjekë dhe fëmijë në spital. Ministria e Shëndetësisë./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj