Këngëtarja e njohur, Vesa Smolica, ka befasuar të gjithë me fotot e publikuara këtë të shtunë. Kur i gjithë vendi dhe Evropa është përfshirë nga acari, ajo duket se nuk ka ftohtë.

Smolica në llogarinë e saj në Intagram ka publikuar dy foto ku shihet e veshur me bikini. Mesa duket nuk e njeh të ftohtin.

Në mes të dëborës me një pallto hedhur supeve dhe me bikini, Vesa Smolica pozon e qetë, pavarësisht se temperaturat mund të jenë minus disa gradë.

“A ma nxeht mrena a jashtë?”, me këtë pyetje e ka shoqëruar ajo postimin e saj./tvklan.al