Disa fermerë në Itali kanë filmuar momentin kur në të mbjellat e tyre, shëtit lirshëm një panterë e zezë.

Pamjet janë fiksuar në San Severo, në zonën Foggia. Por kjo nuk është hera e parë që banorët hasen me panterën. Edhe një ditë më parë, ajo është parë qendrës sportive La Capannina në periferi të qytetit.

Ndërkohë pas këtyre pamjeve dhe raportimit të qytetarëve se e kanë parë disa herë, autoritetet po punojnë për kapjen e saj dhe shmangien e ndonjë incidenti. /tvklan.al