permbytje

Moti me shi do të përfshijë të gjithë vendin gjatë kësaj jave. Sinoptikanët parashikojnë në mesjave rreshje të dendura shiu, të cilat kapin vlerën e 100 milimetrave në 24 orë, duke rikthyer sërish rrezikun e përmbytjeve.

Lajda Porja, meterologe: 

“Ditët më problematike për reshjet do të jenë data 10, pra e mërkura, do të jetë  data 13 dhe 14, ku herë pas here do të kemi edhe rebeshe. Nuk do të përjashtohet edhe mundësia e breshërit, kryesisht në zonat e ulëta.”

Luhatje të ndjeshme do të kenë edhe temperaturat.

Lajda Porja, meterologe:

 

“Në pjesën e parë të javës do të ketë rritje të temperaturave në vlerat minimale. Dita e enjte dhe e premte do të sjellë rënie të temperaturave në vlerat minimale, duke bërë që të rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore. Sërish në fundjavë pritet të kemi rritje të temperaturave.”

Nga sinoptikanët është parashikuar që deri në fund të shkurtit temperaturat të kenë luhatje të theksuara, duke bërë që disa ditë të ngjasojnë me dimrin e vërtet, e disa të tjera të duken si ditë pranverore.

Tv Klan