Të paktën 50 oficerë policie janë angazhuar në hetimet për zbardhjen e një ngjarjeje të rëndë, ku humbi jetën një 15-vjeçar, të cilin e kapi plumbi ndërkohë që po kalonte me makinë bashkë me familjen e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Vancouver të Kanadasë, ndërsa adoleshenti ndërroi jetë në spital ditën e hënë.

Një 23-vjeçar humbi gjithashtu jetën. Ai mësohet se ishte edhe objektivi i autorit.

15-vjeçari udhëtonte bashkë me prindërit e tij në makinë kur u gjend mes shkëmbimit të zjarrit dhe u qëllua për vdekje. Në një konferencë për shtyp, zyrtari i policisë, Adam Palmer u shpreh i keqardhur që adoleshenti nuk mundi të mbijetonte.

Ai tha se të shtënat me armë, që dyshohet se kanë lidhje me bandat kriminale, treguan se këto grupe nuk kanë asnjë lloj kujdesi për sigurinë e qytetarëve.

/tvklan.al