“Në moshën 34-vjeçare do dalësh me brekë?”



“Në moshën 34-vjeçare do dalësh me brekë?”

21:59 02/07/2020

Anxhela Peristeri tregon problemin me mamin

Para pak kohësh Anxhela Peristeri mori pjesë në sfilatën “Joni Peçi&Friends  – One night Show” ku sfiloi me një veshje provokuese, duke vënë në pah trupin e gjatë dhe elegant.

Por para shfaqjes, këngëtarja tregoi se kishte pasur një problem të vogël me mamanë e saj, e cila nuk e kishte aprovuar këtë lloj veshjeje.

Rudina: Po çfarë problemi pate ti më këtë veshje që po thoje?

Anxhela Peristeri: Nuk pata problem kur dola, pata problem para se të dilja.

Rudina: Para se të dilje, pse?

Anxhela Peristeri: Po se zakonisht më pyet mami se çfarë do të veshësh dhe i thashë që do të vesh një bady. Në moshën 34-vjeçe, më tha, do të dalësh me brekë? (qesh) Megjithatë, kur panë sfilatën, të gjithëve u ka pëlqyer, sepse ajo është një veshje që është shumë klas dhe nuk ka vulgaritet brenda.

Rudina: Nuk ka vulgaritet, kjo është e rëndësishme.

Anxhela Peristeri: Mendoj që është një nga veshjet më të bukura që kam veshur, më pëlqen shumë. Dua ta përdor më shpesh. /tvklan.al




Të ngjashme