Vera Wang festoi ditëlindjen e saj të 73-të. Stilistja e njohur shpërndau disa foto në rrjetet e saj sociale për t’i treguar ndjekësve të saj se mosha është thjesht një numër.

Ajo kishte zgjedhur një veshje tepër të veçantë në ngjyrë rozë me dy pjesë, një fustan të gjatë me një të çarë në mes që tregonte një palë pantallona të shkurtra që kominoheshin mjaft mirë.

Stilistja në postimet e tjera shihet duke mbajtur një shishe “Rosé Prosecco” nga vera e saj.

Ajo ka mundur t’i shpëtojë efekteve të kohës dhe plakjes. Këtë gjë e konfirmuan edhe ndjekësit, të cilët përveçse e uruan për ditëlindjen e komplimentuan edhe për pamjen e saj.

Më herët stilistja është pyetur për ‘sekretet’ e saj të rinisë dhe zbuloi se dy prej tyre janë të flejë gjumë mirë dhe të pijë pak vodka në fund të ditës.

Klan News