Darkën e ndërrimit të viteve do t’ju shoqërojë emisioni i humorit “Klanifornia”. Prej orës 21:00, shumë surpriza, personazhe të njohur dhe muzikë e mirë do t’ju zbavisin në ekranin më të madh në territoret shqiptare.

Siç është mësuar grupi i famshëm “The Shblsh” me Gentian Zenelajn, Julian Dedën dhe Ermal Mamaqin është bashkuar dhe do të rishfaqen sëbashku vetëm në ekranin e Tv Klan.

Një spektakël i vërtetë që nuk duhet humbur! Aktorët e humorit Marjana Kondi dhe Zef Deda, këngëtari Getoar Selimi, balerina Alba Hoxha, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, janë disa nga surprizat që ka rezervuar “Klanifornia” për puntatën e fundit të këtij viti./tvklan.al