Mbështetja e qytetarëve shpëtoi tre njerëz nga gjendja e rëndë

Transmetimi në Klan Plus i gjendjes së mjerueshme në të cilën ndodhej familja Farruku në Manzë, ishte një ndër ato raste ku pamjet nuk kishin nevojë për koment.

Apeli për ndihmë nga kryefamiljari Gëzim Farruku, u bë jehonë për të nxitur shumë qytetarë apo sipërmarrës, të cilët mundën t’i vijnë në ndihmë

Klan Plus është rikthyer sërish ditën e sotme tek familja Farruku. Këtë herë rrezet e diellit kishin rënë në gjithë shtëpinë, duke qenë transmetimi më real i gjendjes në të cilën ata janë tani.

Me një kontenier, ku Xhensila dhe prindërit e saj me aftësi ndryshe mund të kalojnë ditët e ftohta dhe plot lodra e veshje, të siguruara nga shumë shqiptarë.

Klan Plus