Sociologët: Të nis analiza e shëndetit mendor në shoqëri

9 persona janë vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur vetëm javën e parë të qershorit në Shqipëri. Sipas sociologëve ajo që po vihet re në shoqërinë shqiptare është rritja e krimit brenda familjes.

“Krimi brenda familjes kjo frekuencë e lartë lidhet me varfërinë, me një lodhje të tejskajshme që ka nga përditshmëria e vështirë ku partnerët kanë njëri-tjetrin. Por lidhet edhe me sëmundje të kohës siç janë substancat narkotike, lojërat e fatit dhe tradhtisë bashkëshortore  dhe si rezultat i një konflikt i lartë që e përshkon familjen”.

Një faktor shtesë edhe pandemia e cila solli edhe rritje të stresit dhe ankthit të cilat shpesh herë manifestohen në çrregullime të personalitetit. Për këtë sociologët rekomandojnë një analizë të shëndetit mendor në shoqëri.

“Shumë vende të europës tashmë po bëjnë depistim të shoqërisë. Depistimi u shëndetit mendor në të gjitha grupmoshat”.

Vetëm para disa ditësh, vjehrri vrau me armë dhëndrin e tij në Tiranë, të hënën një 56-vjeçar vrau bashkëshorten e tij me sëpatë në Librazhd, ndërsa në Shkodër vëllai vrau motrën. 5 vitet e fundit vihet re një rritje e vrasjeve me dashje

Tv Klan