“Tirana Flash Mob, Mediterranean Dance” rikthehet në edicionin e tretë më 30 maj në sheshin “Skënderbej”, nën drejtimin e koreografes Enada Hoxha. Një grua që e ka kthyer kërcimin në një gjuhë të vetën përmes lëvizjeve dhe gjithnjë e gatshme për ta ndarë përvojën e saj me të tjerët.
Përveç këtij eventi që do të bëjë bashkë gjithë qytetin për të kërcyer, Enada ka qenë e zënë edhe me shfaqjet në skenë, ndërkohë që u mëson edhe brezave të rinj artin e baletit. Kjo periudhë ka shërbyer edhe si një formë për të tejkaluar një ngjarje të fortë në jetën e saj private. Ajo ka rrëfyer në disa intervista ndarjen nga partneri i shumë viteve i jetës dhe i skenës, Gerd Vaso.
Në këtë fazë, Enada rrëfen në “Rudina” në Tv Klan se tashmë po ecën përpara dhe ndihet mirënjohëse për gjithë dashurinë dhe mbështetjen që e rrethon duke ia mbushur zemrën plot.
Rudina Magjistari: Sa e rëndësishme ka qenë puna për ty gjatë kësaj periudhe?
Enada Hoxha: Shumë e rëndësishme dhe falë punës, çdo gjë po kalon më së miri. Jo vetëm unë mendoj, por mendoj që është një fakt që në këtë botë vijmë vetëm dhe largohemi vetëm. Duhet të jemi shumë falënderues dhe mirënjohës Zotit që na rrethon me njerëz që na duan fort, që na mbështesin dhe unë kam në krah njerëz të jashtëzakonshëm, duke filluar nga njerëzit me të cilët jetoj, familjarët e mi, njerëz që pafund më shprehin dashuri çdo ditë, e kam zemrën plot./tvklan.al