Peleshi: Shumica zjarrvënie e qëllimshme, 3 të ndaluar

Brenda korrikut në Shqipëri janë regjistruar 10 vatra zjarri të rrezikshme. Në një intervistë për Tv Klan, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha se shumica e Forcave të Armatosura dhe atyre zjarrfikëse janë pozicionuar në Karaburun, ku dhe është situata më kritike  pasi era e fortë rrezikon përhapjen e flakëve.

“Vatrat me rrezikshmëri kanë qenë Mali i Tomorrit. Në Ksamil. Në Përmet. Dy vatra në fier. Në Mamurras. Vijon puna për shuarjen e flakëve në Karaburun. Nuk kemi dëme në njerëz dhe në banesa, asnjë të lënduar”.

Shumica e vatrave të zjarrit janë të qëllimshme.

“Kemi dyshime shumë të forta. Ka tre të ndaluar deri tani, por ka edhe raste të tjera për zjarrvënie të qëllimshme”.

Autoritetet ende nuk kanë një shifër se sa hektarë është djegur deri tani në Shqipëri. Në të gjithë territorin janë 4580 forca të armatosura, zjarrfikëse dhe të policisë që po merren me neutralizimin e vatrave të zjarreve.

Tv Klan