Në një qeli me gjarprin 2 metra të gjatë (video)

Policia indoneziane ka kërkuar falje për përdorimin e një gjarpri për të frikësuar një hajdut të dyshuar, pasi pamjet shqetësuese u publikuan online.

Oficerët e policisë në video shfaqen tek qeshin ndërkohë që një hetues hedh gjarprin mbi një burrë të prangosur që ulërinte nga frika.

“BBC” raporton se ngjarja ka ndodhur në rajonin e Papuas në Indonezi. Shefi i policisë lokale tha se ishte joprofesionale, por e mbrojti si praktikë duke thënë se gjarpri nuk ishte helmues.

Aktivistja e të drejtave të njeriut Veronica Koman i publikoi pamjet e rënda në faqen e saj në Twitter me pretendimin se autoritetet e kishin vendosur një aktivist që mbështet pavarësinë e Papuas në një qeli me një gjarpër.

Në video dëgjohet zëri i dikujt që kërcënon të pandehurin se do t’ia vendosë gjarprin në gojë dhe poshtë pantallonave.

Raportimet për abuzime me të drejtat e njeriut në Papua, ku separatistët prej kohësh kërkojnë pavarësinë në Indonezia, janë të shpeshta./tvklan.al

Kategori
BotaTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*