Mirashi ka sjellë në një seancë ndërmjetësimi në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në emisionin “E diela shqiptare” Dritën, me të cilën mesa duket ndajnë të njëjtin problem. Mirashi kërkon të dijë ku ka vajtur rroga e tij gjatë punës në një shoqatë të fëmijëve të ngujuar në Poliçan të Beratit dhe këtë e kërkon nga Znj. Drita, e cila ka qenë kujdestare e kësaj shoqate. Mirëpo, nga ana tjetër dhe vetë zonja thekson se as puna e saj gjatë 3 viteve nuk është paguar.

Mirashi: Unë jam Mirash Ramaj, vij nga Malësia e Madhe. Në vitin 2016-2009 kam punuar si shofer i fëmijëve të ngujuar në Poliçan të Beratit me Drita Shenin, kujdestare konvikti, me Liljana Luanin, drejtoreshë e qendrës së fëmijëve të ngujuar dhe me Alija Lushanin, drejtor bordi. Ankesa ime është se që atë ditë që kemi punuar, nuk kemi marrë asnjë lek. Drita të kam thirrur për këtë arsye sepse vetëm ti je në gjendje për të sqaruar problemin.

Drita: Të lutem Z. Mirash më dëgjo me vëmendje dhe më respekto dhe për moshën që kam dhe për detyrën që kam pasur. Të lutem shumë, ti ke punuar me Liljana Luanin, ashtu siç kam punuar dhe unë. Liljana Luanin e njeh dhe më mirë se unë se unë e kam njohur me ditë, ndërsa ti e kishe përditë në Shkodër. Kryetare shoqate e kam pasur unë, kryetare shoqate e ke pasur ti. Znj.Eni, historia e kësaj pune qëndron kështu: Në 2006 hapet një shoqatë në qytetin e Poliçanit për fëmijët e ngujuar të gjithë nga Shkodra.

Mirashi: Nuk është problemi tek fëmijët, ne kemi problemin tek leku jonë ku ka shkuar, këtë po kërkojmë.

Drita: Më dëgjo tani se unë do të tregoj historinë…

Mirashi: Ti ke qenë kujdestare, ti ke bërë shënimet, hyrjet e daljet. A kam qenë shofer unë, a i kam sjellë unë fëmijët e ngujuar, a i kam sjellë unë familjarët e tyre?!

Drita: Hallin që ke ti e kam dhe unë, por këtu duhet të ishte Liljana Luani dhe jo unë sepse unë nuk kisha as vulë dhe asgjë. Unë isha një mësuese e thjeshtë që interesohesha për fëmijët dhe nuk kisha asgjë, ti e di shumë mirë. Ti ke ardhur me atë, ke sjellë bazë materiale të ushqeheshin fëmijët. Po lekët ku i kishit, pse nuk i sillnit që të paguheshin punëtorët?

Mirashi: Po për këtë punë të kam thirrur unë ty se ti së bashku me Liljanën dhe Alinë duhet ta dini./tvklan.al