Ish-Presidenti bullgar, Georgi Parvanov, është treguar pesimist se komisioni i përbashkët i përbërë nga historianët e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’ia dalin të sheshojë dallimet që ekzistojnë kur është fjala për çështje historike dhe arsimore.

“Unë jam skeptik për punën e Komisionit për një arsye të thjeshtë: Ky Komision nuk ka një mandat të qartë. Krahasone me atë që u arrit mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut: Në një marrëveshje gjithçka është precizuar deri në detajin e fundit, në marrëveshjen politike, në dokumentet diplomatike”.

Rezultati i këtyre dallimeve është përshkallëzimi i debatit se çfarë ishte Goce Dellçevi: bullgar, sikurse pretendon historiografia e Bullgarisë, apo maqedonas, sikurse këmbëngulin historianët maqedonas?

Sofja zyrtare propozon, fjala vjen që përkujtimi i veprimtarisë së kësaj figure të rëndësishme nga fundshekulli XIX të bëhet në ditëlindjen e tij, kurse Shkupi propozon shtatë tetorin kur eshtrat e tij u bartën për t’u varrosur në Shkup.

Të parët e trajtojnë si hero kombëtar, ndërsa të dytët si luftëtar të pakompromis të shtetit të pavarur maqedonas.

Tv Klan