#NëKurthinePiterPan | Talent-show me fëmijët “me të zgjuar”, gazetarët e të ardhmes dhe të ftuar speciale VIP. Një format “i ngrohtë”, i këndshëm, me shumë batuta humori, me fëmijë talente që nuk i keni parë kurrë më parë në TV shqiptare! Një gjë është e sigurtë: Ata nuk janë të turpshëm! Një format nga #VeraGrabocka & #AlketaVejsiu çdo të premte 21:00 në #TvKlan.

Në Kurthin e Piter Pan – Ilda Bejleri

“Me qumështin e gjirit asnjë gjë nuk zëvendësohet”, Ilda Bejleri flet për të bijën

Së fundmi, Ilda Bejleri ka sjellë në jetë vajzën e saj, të quajtur Siena. Teksa, gjithmonë ka qenë e kursyer për jetën private, e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” ajo ndau disa detaje mbi rritjen e vogëlushes së saj.

“Siena ka qenë një vajzë e mbarë. Nuk më ka lënë shumë zgjuar, edhe pse në fillim zgjohesha shumë. Ajo pi akoma qumësht se është e vogël. Jam gjithmonë pro qumështit të gjirit. Është më thelbësor. Kur ka një problem fiziologjik, qumështi me formulë është okej, megjithatë, me qumështin e gjirit asnjë gjë nuk zëvëndësohet.” 

Ilda Bejleri: E doja kur isha e vogël, por gjithmonë do zgjidhja…

Ilda Bejleri është një figurë e njohur për publikun shqiptar për karrierën e saj në emisionet sportive.

Mirëpo, e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, gazetarja është pyetur se çfarë do të dëshironte të bënte nëse do ta kishte nisur karrierën nga e para.

Megjithatë, Ilda Bejleri është përgjigjur se gjithmonë do të zgjidhte sportin.

Tea: Nëse do ta nisje nga fillimi karrierën tënde, do të doje të ishe kërcimtare, prezantuese e ndonjë emisioni apo prapë në sport?

Ilda: “Gjithmonë do të zgjidhja sportin. Kërcimi është shumë e lodhshme. Shumë prej jush kanë qejf, por është punë e lodhshme dhe fizike.” 

“A bëheshin xhelozë çunat kur ia merrje punën”? Flet Ilda Bejleri

Ilda Bejleri ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan përpara panelit të fëmijëve të vegjël.

Ndër të tjera, gazetarja ka folur mbi karrierën e saj, kryesisht për gazetarinë sportive, ku ka treguar edhe xhelozinë në punë.

Noeli: “O Ilda, a bëheshin xhelozë çunat që ja ke marrë punën?”

Ilda: “Xheloz bëhen edhe çunat, edhe gocat. Xhelozia haset gjithandej nga të dyja gjinitë. Megjithatë është ajo lloj xhelozie që të ndihmon të ecësh përpara.”

Ilda Bejleri: Ronaldo është frymëzim, historinë e tij e kam shembull për vajzën

Ilda Bejleri u pyet sot nga fëmijët e emisionit “Në Kurthin e Piter Pan” se kush është i preferuari i saj, midis Messit dhe Ronaldos.

“Mua më pëlqen më shumë Ronaldo për një arsye shumë të fortë. Ai ka arritur që nga një djalë dhe një lojtar i varfër të bëhet një miliarder. E ka shfrytëzuar shumë mirë imazhin. Mbi të gjitha është edhe shumë mirënjohës për mentorin e tij Alex Ferguson.

“Si e lumturon burrin?” Përgjigjia epike e Ilda Bejlerit

E ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, Ilda Bejleri nuk i ka shpëtuar pyetjeve ngacmuese të gazetarëve te vegjël, në të cilat nuk mungojn as përgjigjia me humor nga moderatorja.

Spiro: Si të gëzon burri ty?

Ilda: Më ka bërë Sjenën, s’ka lumturi më të madhe.

Spiro: Po ti si e gëzon burrin?

Ilda: Po ja, i këndoj. I bëj komplimenta.Nuk do i themi të gjitha këtu.

Në Kurthin e Piter Pan – Monika Lubonja

Deklarata e Monika Lubonjës: Nga reality show jam akoma me pasoja

Monika Lubonja, përveç se një aktore me karrierë të suksesshme, është komentuar së fundmi për eksperiencën e saj për në reality show.

Në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, e ftuar mbrëmjen e sotme ajo tregoi se si e përjetoi daljen nga formati.

“Në atë format ti kalon çaste nga jeta që s’i ke menduar ndonjëherë. Është shumë e vështirë. Pas daljes pata një trysni të madhe, komente, jo të gjithë të duan. Nuk ja shpjegon dot njerëzve se çfarë ke përjetuar. Falenderoj publikun: jam me pasoja edhe sot”, u shpreh ajo për “Në Kurthin e Piter Pan”.  

“Vajza jote është aktore?” Përgjigjet Monika Lubonja

Aktorja e njohur, Monika Lubonja ka ndarë detaje nga jeta e saj personale dhe ajo profesionale në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan.

Monika Lubonja mes të tjerash është pyetur dhe për profesionin e së bijës, për të cilën ka thënë:

“Vajza ime nuk është aktore. U përpoq të futej në botën e artit, por unë kisha disa kushte ose do ishte e para sepse e dyta dhe e treta s’ka. E kam dërguar në disa gjëra që të shihte vet çfarë i pëlqente. Ajo e gjeti rrugën e saj dhe është shumë e mirë në atë që bën, ka studiuar për Informatikë Ekonomike.”

Mesazhi i Monika Lubonjës: Largoni fëmijët nga telefoni dhe rrjetet sociale

Nga skena e Në Kurthin e Piter Pan në Tv Klan, Monika Lubonja ka dhënë një mesazh domethënës për të gjithë prindërit.

Ajo thotë se fëmijët nuk duhet të lejohen të përdorin telefonin dhe rrjetet sociale, por duhet të dalin të luajnë nëpër parqe.

“Fëmijët duhet të luajnë në oborre, sheshe, largojini sa më shumë nga telefoni, rrjete sociale është dëmi më i madh që i bëhet fëmijët. Argëtojini fëmijët duke i çuar nëpër parqe, kurse, dhe lejoni atë çfarë do fëmija të bëjë jo atë që doni juve”, ishte mesazhi i Monika Lubonjës.

“Kur do martohesh?” Përgjigjet Monika Lubonja

Noeli, vogëlushi i emisionit “Në Kurthin e Piter Pan” ka pyetur aktoren Monika Luboja se kur do të martohet.

Aktorja Lubonja i është përgjigjur se do të presë mbretin tani pasi princin që e priti nuk i erdhi.

Noeli: Ti ke bërë gjithë këto gjëra, në televizor, në film, në teatër. Po për të martuar, ke vendosur kur do martohesh?

Monika Lubonja: Unë princin e prita dhe princi nuk erdhi. Kurse unë tani do të pres mbretin, por nuk do ta pres me kalë. Nëse ai do t’i përmbushi të gjitha, me gomar a me breshkë të vijë nuk ka rëndësi. Kur vjen me ngadalë, gjëja është e bukur.

Monika Lubonja: Unë do të vazhdoj të jem vetëm sepse nuk paska më mirë se vetëm

“Unë do të vazhdoj të jem vetëm sepse nuk paska më mirë se vetëm”, ishte kjo deklarata që aktorja e njohur Monika Lubonja bëri mbrëmjen e sotme e ftuar në emsionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan.

Aktorja Lubonja ka thënë që e mendon kështu jetën e saj sepse po e jeton në këtë mënyrë.

Monika Lubonja: Unë do të vazhdoj të jem vetëm sepse nuk paska më mirë se vetëm.

Alketa Vejsiu: Ashtu thua?

Monika Lubonja: Po, kështu e mendoj unë. Kështu po e jetoj unë.

Alketa Vejsiu: Na pëlqen sinqeriteti i njerëzve si ty. Shumë bukur. Jeta është një udhëtim shumë personal, secili ka qasjen e vet.

Monika Lubonja: Vajza më është bërë si burri i dytë

Monika Lubonja, këtë të premte u vendos përballë pyetjeve të fëmijëve të kastit të “Në kurthin i Piter Pan” në Tv Klan, ku dha një intervistë të veçantë.

Një prej fëmijëve e pyeti nëse vajza e saj e kritikon apo është krenare për të.

“Kur janë punët e teatrit, patjetër ajo ka dëshirë që t’i realizoj bukur. Vajza më është bërë si burrë i dytë. Më kritikon, pse nxjerr ketë foto në Instagram, hiqe këtë foto”, tha Monika Lubonja.

/tvklan.al