12 pikë diferencë ka Partizani kryesues në prag të derbit me Tiranën. Trajneri i bardhebluve, Gugash Magani, i cili ka kthyer rezultatet pozitive me ardhjen e tij në ekip thotë se presionin për pikët skuadra do ta kthejë në motivim.
“Mendoj që skuadra është me këmbë në tokë dhe është gati për çdo lloj sfide dhe kjo vlen edhe për Partizanin. Do të futemi në lojë për të fituar, pasi çdo ndeshje vlen për 3 pikët. Presionin do ta kthejmë në motivim. Nuk do të kalojmë në aventurë”, tha Magani.
Të kuqtë kanë vetëm 1 humbje edhe atë në javën e parë të kampionatit, kur drejtohej provizorisht nga drejtori sportiv, Arbër Abilaliaj.
Me Aleksandar Veselinoviç njeh vetëm rezultate pozitive, përfshi barazimin pa gola në fazën e parë.
Kryesfida e javës së 15 mes Tiranës dhe Partizanit do të zhvillohet në orën 19:00 të së dielës në stadiumin “Air Albania”.
Tv Klan