Kola: Uroj të fitojë Tirana, Egbo ka bërë punë të mirë

Agustin Kola, një ish-futbollist i Tiranës pret rezultat në derbin e së premtes me Partizani. Kola beson se zgjedhja e Emanuel Egbo si trajner ishte vendimi i duhur.

‘Uroj që të fitojë Tirana. Derbi luhet në aspektin psikologjik. Egbo ka bërë punë të mirë. Unë do ta shikoj me tifozët”.

Ish-lojtari i viteve ’80-’90 mendon se rivaliteti deri në fund do të jetë me ekipet e kreut.

“Do të jetë një garë mes Tiranës, Kukësit dhe Partizanit për titullin”.

Tirana nuk e fiton titullin prej sezonit 2008-2009, ku në një pjesë të kampionatit u drejtuan pikërisht nga Agustin Kola.

Tv Klan