Aktorja e njohur turke, Hande Erçel prej një kohe të gjatë ka qenë në një lidhje me këngëtarin Murat Dalkiliç. Gjatë lidhjes së tyre ata kanë patur ulje dhe ngritje të vazhdueshme, por gjithmonë kanë arritur të kapërcejnë çdo pengesë dhe krizë.

Madje sipas mediave turke, çifti para disa muajsh vendosi edhe të celebronte në martesë historinë e tyre të dashurisë dhe dasma e tyre pritej të ishte në javën e dytë të Korrikut.

Por gjërat nuk kanë shkuar aspak mirë mes tyre, pasi çifti krejt papritur vendosi t’i japë fund lidhjes.

Ka qenë aktorja, që bërë të ditur lajmin me anë të një Instastory, ku shkruan se ndarja ka qenë në mënyrë miqësore dhe kërkon nga të gjithë fansat e tyre që ta respektojnë këtë vendim./tvklan.al