Kombëtarja u mund 3 – 0 nga Kili para mijëra tifozëve të cilët e përkrahën të premten në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmas.

Miqësorja e parë përgatitore para finaleve të Euro 2024 solli humbjen e parë pas 1 viti për Shqipërinë.

Sylvinho i besoi nga minuta e parë më së shumti lojtarëve të cilët kanë qenë titullarë në kualifikueset e Europianit.

Ndryshimet ishin për shkak të mungesave për shkak dëmtimesh, dhe Manajn i cili grumbullohej për herë të parë pas 2 vitesh.

Futbollistët e Kilit qarkulluan më shumë topin në minutat e para, por rastin e parë të rrezikshëm e patën kuqezinjtë.

Rei Manaj nuk arriti të shfrytëzojë këtë mundësi të artë pas gabimit të mbrojtjes kundërshtare. Goli i Kilit erdhi në minutën e 19’ me autor Edoardo Vargas, por që u kundërshtua nga lojtarët shqiptarë që pretenduan për një top të prekur me dorë.

Arbitri italian Luca Pairetto nuk ishte i të njëjtit mendim. Shqipëria krijoi sërish aksione, por kuqezinjtë u shfaqën të pasaktë para portës.

Me fillimin e pjesës së dytë, kilianët ushtruan presion me Thomas Strakoshën që bllokoi goditjen nga larg të Nunez.

Sylvinho bëri disa zëvendësime, mes tyre debutuesi Arbër Hoxha dhe Armando Broja. Mundësinë më të mirë e pati Broja në të 76’, por goditja e tij brenda zonës u ndal nga Isla.

Megjithatë Shqipëria u ndëshkua në të 83’ me Bolados, i cili sapo kishte hyrë në fushë.

Goditja finale erdhi në kohën shtesë me golin e realizuar nga Davila.

Kombëtarja të hënën do të luajë ndaj Suedisë në Stokhom një tjetër miqësore që do ta ndiqni sërish në Tv Klan.


Minuta 94′ – Përfundon ndeshja, rezultati final 0 – 3.

Minuta 93’ – Sërish zëvendësim për Kombëtaren e Kilit.

Minuta 92’ – Kili shënon golin e tretë.

Minuta 90’ – 4 minuta shtesë.

Minuta 87’ – Tjetër zëvendësim për Kilin, del Isla dhe hyn Fernandez.

Minuta 83’ – Kili shënon golin e dytë, realizon Bolados sapo hyn në lojë.

Minuta 82’ – Zëvendësim për Kilin; del Sanchez dhe hyn Bolados.

Minuta 79’ – Del Seferi, hyn Arbër Hoxha.

Minuta 76’ – Broja rrezikon, porta e Kilit shpëton për mrekulli.

Minuta 71 ‘ – Tjetër zëvendësim për Shqipërinë; del Bajrami dhe hyn Muçi.

Minuta 71’ – Zëvendësim për Kilin, largohet autori i golit Vargas dhe hyn Dias.

Minuta 67’ –  Zëvendësimi i tretë për Shqipërinë; del Rei Manaj dhe hyn Armando Broja.

Minuta 66’ – Karton i verdhë për Hysajn.

Minuta 63’ – Sërish zëvendësim për Shqipërinë; del Jasir Asani dhe hyn Muçolli.

Minuta 58′ – Goditje nga distanca, Strakosha pret në dy kohë.

Minuta 57’ – Kili kërcënon portën shqiptare, topi përfundon mbi traversë.

Minuta 56’ – Zëvendësim për Shqipërinë; del Ylber Ramadani dhe hyn Qazim Laçi.

Minuta 55’ – Goditje këndi për Kilin.

Minuta 45′ – Nis pjesa e dytë.


Mbyllet pjesa e parë, Kili udhëheq 1 me 0 ndaj Shqipërisë


Minuta 45’ – Akordohet 1 minutë shtesë.

Minuta 39’ – Asani rrezikon portën kiliane, topi përfundon jashtë.

Minuta 33’ – Godet Ramadani, goditje këndi për Shqipërinë.

Minuta 23’ – Karton i verdhë për Alexis Sanchez, goditi në këmbë Asllanin.

Minuta 20’ – Shënon Kili me anë të Vargas, udhëheq 1 me 0 ndaj Shqipërisë. Kuqezinjtë pretenduan për prekje të topit me dorë, arbitri e konsideroi golin të rregullt.

Minuta 14’ – Goditje nga këndi për Kilin.

Minuta 10’ – Shqipëria pranë golit, Rei Manaj nuk arrin të godasë portën.

Minuta 8’ – Pozicion jashtë loje për Kilin.

Minuta 6’ – Karton i verdhë për Ramadanin.

Minuta 4’ – Goditje dënimi në mesfushë për Shqipërinë.

Minuta 0’ – Nis ndeshja Shqipëri-Kili.


Formacioni i Shqipërisë: Thomas Strakosha, Elseid Hysaj, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Ylber Ramadani, Mario Mitaj, Jasir Asani, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Rey Manaj dhe Taulant Seferi.




/tvklan.al