Trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Testimi i kryer të martën në radhët e përfaqësueses ka konfirmuar infektimin edhe të një tjetër pjesëtari të stafit.

Pjesa tjetër e drejtuesve të skuadrës si dhe lojtarët janë negativë. Tekniku Challandes dhe menaxheri i pajisjeve të skuadrës janë izoluar, ndërsa ndeshja e parashikuar për në orën 16.00 të ditës së sotme nuk vihet në rrezik.

Skuadra do të drejtohet nga zëvendëstrajneri. Challande nuk do të jetë në pankinë për dy ndeshjet zyrtare atë kundër Slloveninë në transfertë dhe me Moldavinë në shtëpi.

Tv Klan