Sfida më interesante Kukësi-Teuta

Turi i parë gjysmëfinal i Kupës së Shqipërisë do të luhet të enjten. Kukësi-Teuta paraqitet si sfida më interesante, duke parë që të dy ekipet e kanë fituar këtë trofe. Trajneri i durrsakëve, Edi Martini synon ta përsërisë këtë sukses që e kërkon edhe kundërshtari, që po e shikon kampionatin më larg.

“Ashtu siç ka dëshirë Kukësi për të fituar këtë trofe kemi edhe ne. Kemi përballë ekipin më të mirë për mendimin tim, por besoj se do të paraqitemi denjësisht”.

Orges Shehi i Kukësit mendon se duhet treguar kujdes, duke parë që do të ketë edhe një ndeshje kthimi.

“Është e rëndësishme të jemi të kujdesshëm, të jemi në ekuilibër, pasi ka edhe një ndeshje tjetër”.

Takimi tjetër gjysmëfinal do të jetë Bylis-Tirana.

Tv Klan