Pasi përshkoi mbi 4 500 kilometra nga Peniani, treni i Kim Jong-unit mbërriti në Hanoi. Udhëheqësi komunist koreanoverior do të takohet në kryeqytetin e Vietnamit për të dytën herë më Presidentin amerikan Donald Trump.

Vëmendjen e mediave, Kim Jong Un e tërhoqi që kur zbriti nga treni, me gjestin e truprojës së tij besnik, i cili i tmerruar rendi me një frymë drejt tij pasi i qëndroi larg për pak sekonda.

Ashtu si Qershorin e kaluar në Singapor, limuzinën e shtrenjtë të udhëheqësit komunist të popullit të varfër koreanoverior e ndjekin 12 truprojet vrapuese dhe një autokolonë e gjatë.

Bulevardet kryesore dhe rrugët e Hanoit janë të blinduara me forca speciale të mirëarmatosura dhe autoblinda nga të 4 anët.

Drejt Hanoit u nis edhe Presidenti amerikan Donald Trump i shoqëruar nga sekretari i shtetit Mike Pompeo. Anulimi i plotë i programit bërthamor të pezulluar pas samitit të parë të Qershorit 2018, demokratizimi i Koresë komuniste dhe thellimi i bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara janë në fokus të takimit të së mërkurës.

Tv Klan