Në prag të Vllaznia – Tirana

Në prag të Vllaznia – Tirana

19:35 30/08/2019

Klasikja e futbollit shqiptar me shumë emocione

Java e 3 e Superligës rikthen klasiken shqiptare mes Vllaznisë dhe Tiranës. Për herë të fundit këto dy skuadra u përballën 825 ditë më parë, atëherë kur bardheblutë zbritën në kategorinë e parë. Këtë shije e provoi edhe Vllaznia për një vit. Derbi i Shqipërisë luhet në “Loro Boriçi”, me skuadrat që këtë edicion kanë pësuar shumë ndryshime.

Mirsad Jonuz, trajner i Vllaznisë: Për shkak se është një derbi i tillë unë e di mirë rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Kjo na jep motiv që të përgatitemi maksimalisht. Futbollistët e mi janë të gatshëm. Jemi optimistë. Fitorja do të gëzonte të gjithë dhe do të ishte fillim i mirë i kampionatit.”

Gilman Lika: “Është emocion shumë i madh. Është kënaqësi për çdo lojtar të luajë këtë ndeshje. Qëllimi kryesor është t’i mbajmë tifozët që do vijnë nesër në stadium. Do të lozim këtë ndeshje për tifozët.”

Po të shtunën në orën 19:00, paralelisht do të luhet dhe në Durrës, ku Teuta pret Luftëtarin. Durrsakët treguan ndaj Tiranës se janë një kockë e fortë dhe përballe Luftëtarit gabimi është i palejueshëm. Bluzinjtë kanë zhgënjyer në këtë fillim sezoni.

Klodian Duro, trajner i Luftëtarit: Shkojmë nesër për të bërë një paraqitje dinjitoze dhe ndoshta për pikët e para. Duhet të jemi të duruar, ne kemi bërë maksimumin të krijojmë luftëtarin e ri dhe jam i sigurt që do kemi rezultate pozitive.

Në ndeshjet e tjera të javës do të vijë përballja mes Kukësit dhe Laçit. Partizani do të luajë ndeshjen e parë në sytë e tifozërisë së vet kundër Flamurtarit. Ndërsa Skënderbeu pret Bylisin.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori