31-vjeçari u kap në aksin Vorë-Fushë Krujë

Ky është momenti kur agjentë të Operacionales në Policinë e Tiranës arrestojnë, 31-vjeçarin Elmir Tufa i shpallur në kërkim si një nga personat e përfshirë në vrasjen e Shkëlzen Kastratit në 2021 në Fier.

Lokalizimi dhe më pas arrestimi i tij u finalizua në aksin Vorë-Fushë Krujë, teksa 31-vjeçari lëvizte me një automjet tip fuoristradë. Ermir Tufa është një nga 4 personat që Policia dhe Prokuroria e Fierit akuzoi për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.

31-vjeçari nga Fushë Kruja, është personi i dytë që vihet në pranga për këtë ngjarje të rëndë kriminale. Më herët po për këtë vrasje është vënë në pranga Albert Zaja. Ky i fundit është gjykuar për këtë çështje dhe është dënuar me 21 vite heqje lirie.

Shkëlzen Kastrati, atëherë 40 vjeç, u ekzekutua paraditen e 1 shkurtit të vitit 2021 pranë Rrethit në Sheq të Fierit. Ai u qëllua nga një makinë tip Range Rover, që pas vrasjes u gjet e djegur te Mbikalimi i Baltzës.

Tv Klan