Një prej artisteve më të komentuara në rrjetet sociale përsa i përket jetës personale është padyshim Genta Ismajli.

Kjo edhe për faktin se artistja dhe partneri i saj turk, Huseyin Usta shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.

Dyshja janë në pritje të binjakëve, ndërsa gjininë e fëmijëve të tyre, çifti e kanë zbuluar së fundmi nëpërmjet një publikimi në YouTube ku kanë sjellë videon e realizuar gjatë festës për zbulimin e gjinisë së binjakëve.

Nëpërmjet kësaj videoje, këngëtarja na tregoi se do bëhet nënë e një vajze dhe një djali.

Shumë urime!/tvklan.al