Bukuroshet janë akomoduar pranë zonës së kalasë së Porto Palermos

Shtegtimi i 24-t i Miss Shqiperia 2022 tashmë po i afrohet zonës së nxehtë. Prej 27 Qershorit vajzat janë shkëputur nga rezidenca ku qëndronin në Golem, duke mbyllur kështu me sukses fazën e parë e xhirimeve në Shqipërinë e Mesme dhe i janë drejtuar jugut të vendit në një ndalesë në Vlorë në një nga objektet turistike moderne në beach bar-in në zonën e Onufrit.

Më pas udhëtimi vijoi për në Qeparo, nëpërmjet rrugës së Lumit të Vlorës me një peizazh piktoresk ku vajzat patën mundësinë të njohin dhe historinë e fshatrave të Labërisë, veçanërisht në fshatin Brataj.

Destinacioni i radhës për bukuroshet është shtëpia pritëse e Miss Shqipëria 2022 në Qeparo, një strukture e jashtëzakonshme e ngritur mbi shkëmbinjtë e detit Jon, për të vijuar me provat në bazamentin e skenës nga “Rebus” dhe zbatuar nga mjeshtri Nesti Bida nën drejtimin e koreografes Olta Ahmetaj.

Njëkohësisht programi do të vazhdojë me vizita dhe promovime të ndryshme historike dhe turistike të zonës, sikurse dhe pjesa e hotelit pritës me plazhet e mrekullueshme, me kanoet.

I gjithë ky tur shoqërohet nga kureshtja e banorëve të zonës dhe turistëve të shumtë që pritet të jenë prezente gjithashtu edhe në natën finale të Miss Shqipëria më 3 Korrik në kalanë e Porto Palermos, event që transmetohet edhe live në Tv Klan Plus.

Klan News