Në pritje të natës së fantazmave

Në pritje të natës së fantazmave

16:55 31/10/2019

Përtej kostumeve dhe kungujve, Halloween në SHBA

Na ndajnë pak orë nga nata e shtrigave dhe fantazmave, por në Shtetet e Bashkuara festa e Halloweenit shkon përtej kostumeve dhe frikës. Në Washington DC u mbajt edicioni i 33 i garës së takave të larta.

Përveç motos “dress to impress”, fokusi ishte ironizimi i personazheve publike si Melania dhe Donald Trump, Vladimir Putin, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Nensi Pelosi apo aktivistja suedeze Greta Thunberg.

Dhe nuk mund të mungonte simboli i kësaj feste, kungulli, ku qindra të tillë shndërrohen në vepra arti.

Në këtë ekspozitë në Los Angeles ishin prezentë shumë perzonazhe, që nga përbindëshat e Frankeshtajnit deri tek Mona Lisa, sigurisht të jetëzuar me kunguj. Dhe kush më shumë se fëmijët e shijon këtë festë.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi