Manzë, banorët e dëmtuar nga tërmeti ende në çadra

Në lagjen Radë të Manzës janë me dhjetëra familje që janë në pritje të rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti. Madje ka shumë prej tyre që banesat u janë dëmtuar që në tërmetin e Shtatorit dhe më pas goditjen fatale e kanë marrë në Nëntor, por ende nuk kanë një përgjigje zyrtarisht se çfarë do të bëhet.

Ata ankohen se dhe periudhën e izolimit, edhe pse janë pensionistë dhe të sëmurë, askush nuk u ka ardhur në ndihmë. Jetesa në çadër është shumë e vështirë edhe tani në verë pasi është shumë vapë.

Qytetarët janë të pakënaqur nga grupet e kontrollit, pasi për disa kanë thënë që do t’u shemben banesat edhe pse ato, sipas tyre, mund të riparohen. E tillë është situata për Nexhdet Gerrën.

Ndërkohë që ka godina që janë pothuajse të shembura dhe rrezikojnë edhe kalimtarët dhe banesat e tjera pranë dhe ende nuk i kanë shembur.

Klan Plus