Më shumë se 500 mijë qytetarë serb kanë firmosur një peticion online për një investigim të pavarur për të zbuluar nëse Serbia ka përdorur armë zanore gjatë protestës të së shtunës së 15 Marsit.

Grupet e të drejtave dhe partitë opozitare pretendojnë se protestuesit u sulmuan me anë të një lloj aparati dëgjimor që shkaktoi panik dhe te disa të tjerë shkaktoi simptoma që zgjatën pas edhe pas tubimit.

Qeveria dhe autoritet serbe i kanë mohuar këto akuza. Në një reagim të mëparshëm presidentit Aleksandar Vuçiç tha se ky pretendim është një gënjeshtër e ligë që ka për qëllimin shkatërrimin e Serbisë.

Akuza ka shtuar presionin mbi Vuçiçn pasi ai është duke u përballur më një nga sfidat e tij më të mëdha në 1 dekadë në pushtet.  

Që nga Nëntori i 2024 në Serbi protestat ka qenë thuajse të përditshme, të cilat janë zhvilluar në kuadër të tragjedisë me 15 viktima në Novi Sad.

Njerëzit u ngritën nga i gjithë vendin dhe kërkonin transparencë më të madhe të qeverisë dhe për të shprehur pakënaqësinë e tyre më të gjerë me sundimin gjithnjë e më autoritar të Serbisë. Protesta e së shtunës ishte lëvizja më e fortë deri më tani.

/tvklan.al